Site icon Telegrafi

Ndaj njerëzve që ju kanë tradhtuar, vetëm kështu duhet të silleni: Këshilla e mençur e një aktori francez!

Falja është shëruese dhe shumë trajnerë të jetës dhe mësues fetarë konsiderojnë se ne duhet të falim në mënyrë që të jemi të falur

Është e vërtetë, gjithmonë falni dhe hiqeni atë barrë nga shpirti, por gjithashtu mësoni nga gabimet tuaja dhe mos u ktheni në burimin e dhimbjes.

Ka njerëz që priren të lidhen përsëri me “tradhtarët”, duke krijuar marrëdhënie të reja me ta dhe duke besuar se gjithçka do të jetë ndryshe dhe më mirë, në mënyrë që gabimi të mos ndodhë përsëri.

Është plotësisht e mundur që të jetë kështu, por pas tradhtisë që ju ka lënduar tmerrësisht ose që ju ka ndodhur përsëri, është koha të hiqni dorë dhe të vazhdoni përpara. Mos i humbni emocionet dhe kohën tuaj në njerëz toksikë.

Aktori francez Jacques Reno dikur ka dhënë një mesazh dhe këshillë të mençur për të gjithë:

“Nuk mund të ktheheni te tradhtarët! Është e ndaluar! Kafshoni thonjtë tuaj, përtypni dheun, por mos u ktheni në vendin ku dikur jeni tradhtuar”.

Aktori flet për dinjitetin dhe besimin në veten e tij si një mburojë nga plagët e reja emocionale. Ka njerëz që i tradhtojnë lehtë të tjerët, por ka edhe nga ata që, nga frika e ndryshimit ose e vetmisë, mbeten në një lidhje në të cilën janë mashtruar.

Aktori i famshëm Al Pacino dikur ka thënë:

“Nuk kam kohë t’i urrej ata që më urrejnë. Sepse jam shumë i zënë me ata që më duan”.

Pikërisht kështu… Mos e humbni kohën në njerëz të gabuar, emocione të këqija dhe gjërat toksike, por rrethojeni veten me njerëz të mirë dhe pozitivë që njihni se nuk janë dyfytyrësh, dhe mbani mend se ju nuk meritoni asgjë më pak se dashuri të pakushtëzuar.

/Telegrafi/

Exit mobile version