Fatmir Limaj është shpallur përsëri i pafajshëm të premten pas një procesi gjyqësor, gati tetëvjeçar, për krim e korrupsion. Ishin shpallur i pafajshëm edhe për akuzat e krimeve të luftës nga një gjykatë ndërkombëtare. Ndërkohë, Zëvendëskryeministrit i ka mbetur edhe një aktakuzë e ngritur nga Prokuroria Speciale për krime të luftës.
Në tetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër atëkohë deputetit i Kuvendit, Fatmir Limajt, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës kundër popullatës civile.
Fatmir Limaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht zëvendësministër i Kosovës dhe kryetar i partisë Nisma për Kosovën, ishte shpallur më 2007 i pafajshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime në ish-Jugosllavi.
Përkundër kësaj, Prokuroria e ngriti aktakuzën kundër tij për rastin dy civilëve të vrarë në luftë: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë nga Komuna e Malishevës.
Aktakuza e Prokurorisë thotë se Fatmir Limaj si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarr masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
Pas shpalljes së kësaj aktakuze atë kohë, Limaj pati thënë se për këtë rast është hetuar dy herë më parë, nga UNMIK-u dhe një herë nga Tribunali i Hagës. Në të dyja rastet, siç tha ai, në mungesë të provave, janë mbyllur këto hetime, shkruan Gazeta Express.
Arsyetimi i Prokurorisë lidhur me këtë rast ishte se vrasjet e dy civilëve kanë ndodhur në territorin për të cilin Prokuroria pretendonte se në atë kohë ka qenë territori i Brigadës 121 të UÇK-së.
Letra e urdhrit për ekzekutimin e këtyre dy civilëve më datë 2 nëntor 1998.
Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi u ekzekutuan në hyrje të fshatit Kravasari. Letra, e cila mbanë emrin e UÇK-së dhe fillon me “Në emër të popullit, shpall këtë Fletë ekzekutim”, ka shpallë tradhtar të kombit Ramiz Hoxhën.
“…i pandehuri Fatmir Limaj, i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje”, thuhet në aktakuzën e ngritur në tetor të 2016-ës. Për këtë akuzë, deri tani është mbajtur vetëm seanca e leximit fillestar në janar të këtij viti.
Në shkurt të vitit 2003, Fatmir Limaj u arrestua në Slloveni me urdhër të Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte. Me ta, Limaj u ballafaqua për tre vjet dhe në fund u shpall i pafajshëm për veprën penale për të cilën ngarkohej, për krime të luftës gjatë viteve 1998/99.
Dhjetë vjet më vonë, një tjetër aktakuzë iu ngrit Limajt nga EULEX për krime lufte, përfshirë dhënien e urdhrit për vrasjen e dy policëve serbë të zënë rob në fshatin Kleçkë.
Për këtë rast, në maj të këtij viti, Gjykata Supreme e Kosovës e liroi Limajn nga akuzat për krime lufte./GazetaExpress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa