Ekipi i Na’Vi ka siguruar çerekfinalen pasi eliminoi ekipin BIG nga turneu, ndërsa ekipi OG po vazhdon formën e mirë duke e mposhtur ekipin ENCE.

Ndeshja Na’Vi ndaj BIG përfundoj me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ku shkëlqeu lojtari më i mirë në botë s1mple, me vlerësimin nga HLTV 1.48.


Ndërkaq në ndeshjen tjetër, ekipi OG befasoj ekipin i cili renditet në vendin e dytë në ranglistën botërore, ENCE.

OG doli fitues i kësaj ndeshje me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ndërsa lojtari më i vlefshëm u shpall Abdul 'degster' Gasanov, me vlerësimin nga HLTV 1.39.

Tani ekipi i Na’Vi do të luajë në çerekfinale, ndërsa ekipi OG ka siguruar direkt vendin për në gjysmëfinale.

/Telegrafi/

telegrafi sport app