LAJMI I FUNDIT:

NATO: Nuk mund të ketë krahasim mes Kosovës dhe Krimesë

NATO: Nuk mund të ketë krahasim mes Kosovës dhe Krimesë

Zyrtari i lartë i NATO-s, i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor dhe Rusinë, Robert Pszczel‏, ka thënë se qëndrimi i NATO-s lidhur me çështjen e Kosovës dhe Krimesë është i qartë dhe nuk ndryshon.

Pszczel ‏duke folur për gazetën serbe “Blic”, vlerësoi se “krahasime të tilla janë krejtësisht të gabuara”.

“Nuk ka asnjë ngjashmëri. Bëhet fjalë për situata krejtësisht të ndryshme. Çështja e Kosovës ka qenë në agjendat ndërkombëtare me vite të tëra, sepse të gjithë e dimë se pse NATO-ja ka vepruar, dhe është e rëndësishme të dihet se për ngjarjet atje kanë reaguar shumë organizata ndërkombëtare, duke filluar me OKB-ja, dhe se janë nxjerr rezoluta dhe janë marrë gjykime nga Tribunali Ndërkombëtar”, tha Pszczel‏, përcjell Telegrafi.


Ai tha se rasti i Kosovës absolutisht nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë.

“Deri në vitin 2014 kjo pjesë e Ukrainës, e cila për ne ende është e Ukrainës, sepse nuk e njohim aneksimin, nuk kishte asnjë shenjë se Krime ishte në ndonjë agjendë, nuk kishte ndonjë ankesë ndaj trajtimit të ndonjë grup etnik në Krime. Më e dhimbshmja e kësaj  është se në Krime ka pasur paqe deri atëherë. Pra, faktikisht është ia pasaktë krahasimi mes Krimesë dhe Kosovës”, tha Pszczel‏. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Lajme
88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?

88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?

Lajme
Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan

Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan "hajvana" opozitën

Lajme
Tejkalohen problemet teknike në uebfaqen e KQZ-së, vazhdon publikimi i rezultateve

Tejkalohen problemet teknike në uebfaqen e KQZ-së, vazhdon publikimi i rezultateve

Lajme
Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë

Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë

Lajme
Kalo në kategori