NATO nuk sheh ndonjë kërcënim real për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe të rajonit, por situata vlerësohet “e brishtë” për shkak të ngecjes në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për këtë arsye duhet të shmangen mesazh provokative politike dhe veprimet në të dyja anët.
Kështu i kanë thënë agjencisë “Beta” në Bruksel burimet në selinë e NATO-s, duke theksuar se “presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka të drejtë kur thotë se ndonjë konflikti në rajon atë zonë do ta kthente mbrapa në mënyrë të konsiderueshme”.
Burimet në Bruksel kanë shtuar se është “plotësisht e natyrshme” që Presidenti Vuçiq dhe liderë të tjerë serbë në kontakt me udhëheqësit e NATO-s kërkojnë të ndikojnë që Prishtina të zbatojë atë që është dakorduar dhe nënshkruar në dialogun me Beogradin, sepse dialogu çon në një zgjidhje më të qëndrueshme dhe se një Kosovë dhe një Serbi më e avancuar dhe demokratike me siguri do të kuptojnë dhe do të bashkëpunojnë më mirë”, përcjell Telegrafi.
Zyrtarët e NATO-s theksuan se Serbia tani është një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se për këtë siguria dhe stabiliteti janë vendimtare.
Ata theksuan se KFOR-i do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe sigurinë e të gjithë banorëve dhe se “NATO shpreh keqardhje ndaj pretendimeve se serbët në veri të Kosovës nuk janë të mbrojtur”.
Këtu ka një “retorikë politike” që ka të bëjë edhe me zhvillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, konsiderojnë ekspertët e NATO-s, të cilët përcjellin zhvillimet në Kosovë dhe në Ballkan dhe thonë se ajo është plotësisht në kundërshtim me mesazhet që NATO-ja merr nga zyrtarët më të lartë serbë, dhe kjo është se KFOR-i është faktor stabilitetit në Kosovë.
Aleanca Vëriatlantike mbështet fuqimisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse, siç u përmend, ky është një proces afatgjatë që çon në stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe NATO do të bëjë gjithçka për të ruajtur stabilitetin, pikërisht për shkakun se dialogu nuk mund të udhëhiqet si duhet në qoftë se situata nuk është e qëndrueshme dhe nuk ka siguri.
Burimet në Bruksel thonë se “në vend të retorikës nxitëse, Prishtina dhe Beogradi do të duhet t’u kthehen, jo disa pritjeve që vazhdimisht të arrihen përparime të mëdha, por vazhdimisht hapa të vogël për të zbatuar atë që është rënë dakord”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze