LAJMI I FUNDIT:

NATO mbështet Shqipërinë në proceset e prokurimit të Forcave të Armatosura

NATO mbështet Shqipërinë në proceset e prokurimit të Forcave të Armatosura

Prokurimet më domethënëse të Forcave të Armatosura shqiptare për mjete, pajisje, armatim dhe shërbime do të kryhen nga Agjencia e NATO për Mbështetjen dhe Prokurimet (NSPA).

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi një vizitë në selinë e kësaj agjencie në Luksemburg, ku u prit nga menaxherja e përgjithshme e NSPA, Stacy Cummings.

Pasi i uroi mirëseardhjen, Cummings vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm që NSPA ka me Shqipërinë dhe që kulmon me projektin e Bazës Ajrore në Kuçovë.


010

Nga ana e tij, ministri Peleshi gjithashtu veçoi projektin e transformimit dhe modernizimit të bazës ajrore të Kuçovës, ku NSPA luan një rol tepër të rëndësishëm.

Bazuar edhe në suksesin e këtij projekti,  ministri Peleshi diskutoi me Cummings mbi mundësi të reja bashkëpunimi me NSPA.

Ndër projektet më kryesoret, Peleshi përmendi vijimin e bashkëpunimit për mirëmbajtjen e helikopterëve të flotës ajrore të Forcave të Armatosura, mundësi mbështetje për sistemin e Emergjencave Civile të Shqipërisë, realizimin e projektit për kompletimin e Forcave të Armatosura me spital fushor Role-2, si dhe sigurimin e transportit strategjik për efektivë të ushtrisë të angazhuar në misione dhe operacione të ndryshme.

Sipas Peleshit, prokurimet nëpërmjet NSPA do të garantojnë, jo vetëm ekspertizë më të madhe në hartimin dhe zbatimin e kontratave, por edhe çmime më të mira, duke qenë se kjo agjenci ka një fluks shumë herë më të lartë në marrjen e shërbimeve dhe blerjen e pajisjeve nga operatorët më të mëdhenj globalë që operojnë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori