Aleanca Veri-Atlantike ka marrë vendim që të angazhojë në Kosovë Forcën Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie.
Këtë vendim NATO-ja e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ku thuhet se kjo po bëhet si përgjigje ndaj trazirave të ndodhura së fundmi në veri të vendit.
Sipas NATO-s, vendimi për shtim të numrit të forcave është marrë, ashtu që KFOR-i të mund të garantojë sigurinë, në përputhje me mandatin që ka.
“Në përgjigje të trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 anëtarëve të KFOR-it, NATO ka drejtuar vendosjen e Forcave Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në gatishmëri shtatë-ditore”, thuhet në njoftimin për media.
NATO Deploys Additional Forces to Kosovo Force
In response to recent unrest and the injury of 30 members of
NATO’s Kosovo Force, NATO has directed the deployment of the Operational Reserve
Forces (ORF) for the Western Balkans, which was on a seven-day readiness-to-deploy
status.— NATO JFC Naples (@JFC_Naples) May 30, 2023
Pjesëtarë të KFOR-it janë përleshur të hënën e 29 majit, me protestuesit serbë në Zveçan, të cilët kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri shqiptar në ndërtesën komunale./Telegrafi/