LAJMI I FUNDIT:

Nataliteti në Kinë bie në nivelin më të ulët në katër dekada

Nataliteti në Kinë bie në nivelin më të ulët në katër dekada

Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se katër dekada.

Zyra e statistikave tha se rënia prej 18 për qind e lindjeve në vitin 2020 në 12 milionë ishte pjesërisht për shkak të pandemisë së coronavirusit, përcjell Telegrafi.

Por ekspertët kanë vënë në dukje prej kohësh se shkaktar janë kostot e larta të strehimit, arsimit dhe shëndetit në Kinë, si dhe pakësimi i gatishmërisë për t’u martuar.


Sipas dpa, shkalla e lindjeve në vendin më të populluar të botës ra përsëri në shifra njëshifrore për herë të parë me 8.52 të porsalindur për 1000 njerëz – më e ulëta që nga viti 1978.

Për shkak të rënies së lindjeve dhe numrit të qëndrueshëm të vdekjeve, kombi miliardësh po shkon drejt rritjes zero të popullsisë, sipas ekspertëve, e cila pritet të tkurret më shumë në vitet e ardhshme.

Plakja e shoqërisë po përparon gjithashtu papritur shpejt. Gjithnjë e më pak njerëz që punojnë në ekonominë e dytë më të madhe në botë duhet të kujdesen për një numër në rritje të të moshuarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Evropa
Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Evropa
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Azia
Kalo në kategori