Hulumtuesit thonë se janë konfirmuar gjashtë planete të reja, por kryeshkencëtari i teleskopit Kepler, Uilliam Boruki, thotë se pritet të verifikohen deri në 80 përqind e trupave të zbuluar.
Shkencëtarët e agjencisë hapësinore amerikane, NASA, kanë njoftuar për zbulimin të mesa duket planeteve të ngjashme me Tokën nga të dhënat e nxjerra së fundmi prej teleskopit Kepler të ndodhur në hapësirë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan, shkencëtarët thonë se këta trupa qiellorë janë në mesin e më shumë se 1 mijë e 200 planeteve të mundshme, që u zbuluan rishtazi nga misioni.
Hulumtuesit thonë se janë konfirmuar gjashtë planete të reja, por kryeshkencëtari i teleskopit Kepler, Uilliam Boruki, thotë se pritet të verifikohen deri në 80 përqind e trupave të zbuluar.
Para njoftimit të së mërkurës, numri i përgjithshëm i të ashtuquajturave ekzoplanete jashtë sistemit tonë diellor kalonte për pak shifrën 500. Zoti Boruki thotë se numri u rrit ndjeshëm në bazë të të dhënave të reja mbi një pjesë të vogël të qiellit që u ekzaminua nga misioni.
“Kepler vështron një të 400-tën e qiellit. Po të mund të shihnim 400 prej këtyre fushave, edhe numri i kandidatëve do të ishte 400 herë më i madh”.
Ai thotë se është i mahnitur për gjetjen e 68 planeteve që mendohet të kenë madhësinë e Tokës ose më të vogël dhe të 54 planeteve në zona të banueshme, ku temperaturat e moderuara mund të lejojnë ekzistencën e ujit në gjendje të lëngët.
Hulumtuesi Xhek Llisauër foli edhe për një zbulim tjetër që do të njoftohet të enjten në revistën shkencore Nature. Fjala është për një sistem planetar që rrotullohet rreth një ylli të quajtur Kepler 11.
“Kepler 11 është një sistem çuditërisht i rrafshtë dhe i ngjeshur, i përbërë nga gjashtë planete. Pesë planetet e brendshme janë veçanërisht afër njëri-tjetrit, çfarë nuk kemi menduar se mund të ndodhë për trupa të kësaj madhësie”.
Ai thotë se planetet janë më pak të dendura se toka dhe shumë të ngrohta për jetë, por se gjetja do t’i shtyjë shkencëtarët të rishqyrtojnë pikëpamjet e tyre rreth formimit të sistemeve planetare.
Astronomja nga Universiteti Jellë, Debra Fishër, thotë se astronomët amatorë në mbarë botën po ndihmojnë në analizimin e të dhënave të reja në një faqe interneti, PlanetHunters.org.
“Ata na dërgojnë të fala nga Turqia, Rusia, Polonia, Spanja, Ishujt Kanare, Italia, Brazili, Argjentina, Kili, e plot vende të tjera. Është mahnitëse”.
Shkencëtarët mbështesin përfundimet e tyre rreth ekzistencës së mundshme të planeteve pjesërisht në shuarjen periodike të yjeve, që sugjeron praninë e planeteve në orbitë ose të një sistemi binar të yjeve. Ata thonë se nevojiten vëzhgimet të gjera nga teleskopët në Tokë për të konfirmuar ekzistencën e planeteve.
Shumica e planeteve të shpallura dje duken të jenë më të mëdha se toka, sa Neptuni ose Jupiteri. Por zonja Fisher thotë se gjetjet tregojnë se sistemet me planete si i yni duken të jenë të zakonshme. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Foli haptazi në televizion për topin akustik të përdorur në protesta në Beograd, Çedomir Jovanoviq intervistohet nga policia serbe

Trump kërcënon me tarifa shtesë prej 50 për qind për Kinën – por hap derën për bisedime me vendet e tjera

Trump: Po shpenzojmë për NATO-n për të mbrojtur Evropën dhe në të njëjtën kohë po humbim në tregti

Vuçiq propozon Gjuro Macutin për postin e kryeministrit

Trump: Po shpenzojmë për NATO-n për të mbrojtur Evropën dhe në të njëjtën kohë po humbim në tregti

Von der Leyen: I propozuam Amerikës tarifa zero

Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Netanyahu mbërrin në SHBA, fluturoi 400 kilometra më gjatë për të shmangur arrestimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Egli Tako bën paralajmërim: Nëse nuk shpallem finaliste, do ta lë shtëpinë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje