Napoli i hapur për shkëmbimin Icardi-Insigne

Roma dhe Juventus nuk janë klubet e vetme që i duan shërbimet e Mauro Icardit, pasi në garë është përfshirë edhe Napolit - bën të ditur Corriere dello Sport.
Sipas gazetës italiane, Partenopei janë të interesuar që ta ofrojnë Lorenzo Insignen në një marrëveshje shkëmbimi me sulmuesin argjentinas.

Është raportuar se trajneri i ri i Interit, Antonio Conte, nuk e dëshiron Icardin në skuadër, pasi e konsideron të dëmshëm për frymën ekipore të zikaltërve.

Sky Sport Italia, Adnkronos dhe Goal.com kanë njoftuar se Roma është në bisedime të avancuara për shërbimet e sulmuesit, për të cilin mund ta përfshijë në marrëveshje shkëmbimi ndonjërin nga lojtarët, Edin Dzeko, Aleksandar Kolarov apo Stephan El Shaarawy.

Sidoqoftë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka lënë të të kuptohet se mund ta përfshijë Insignen në ofertën për transferimin e Icardit, të cilin e kishte kërkuar edhe para tre vitesh. /Telegrafi/


















































