LAJMI I FUNDIT:

Napoli e zbret dukshëm çmimin e Osimhen pas mungesës së interesimit nga klubet tjera

Napoli e zbret dukshëm çmimin e Osimhen pas mungesës së interesimit nga klubet tjera

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen po synon që të largohet nga klubi këtë verë dhe napolitanët tashmë raportohet se kanë zbritur çmimin e tij.

Pas një numër mosmarrëveshjesh dhe problemesh mes Osimhen dhe Napolit, sulmuesi nigerian ka kërkuar një mënyrë për t’u larguar këtë verë dhe klubi italian i kishte vënë një çmim prej 150 milionë eurosh kartonit të tij.

Sidoqoftë, sipas Calciomercato, Napoli e ka zbritur tashmë çmimin e tyre në vetëm 100 milionë euro pas mungesës së interesimit nga klubet tjera.


Një numër ekipesh kishin shprehur interesim për të nënshkruar me Osimhen këtë sezon duke përfshirë Paris Saint-Germainin dhe Chelsean.

Megjithatë secili prej këtyre klubeve ishte detyruar që eventualisht të tërhiqet nga gara për nënshkrimin e tij për shkak të çmimit të lartë që i kishte vendosur Napoli. Kjo situatë tani mund të ndryshojë pas vendimit që Napoli ka marrë për zbritjen e çmimit dhe mund të lehtësohen rrethanat për largimin e tij.

Më herët ishte raportuar nga mediat italiane se ekipi arab Al Ahli ka shprehur interesim për të aktivizuar klauzolën e tij të lirimit për të bërë një hap ndaj rivalëve Al Nassr dhe Al Hilal.

Reprezentuesi nigerian besohet se është i sigurt që nuk do të vazhdojë te Napoli përtej kësaj vere dhe shpreson që zbritja e çmimit t’i ndihmojë atij të tërheq interesimin e klubeve të tjera./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori