Napoli ka shënuar fitore ndaj Atalantas me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të Serie A.
Pjesa e parë nuk solli gola edhe pse rastet në të dyja anët nuk munguan.
Napoli rrezikoi në tri raste me Matteo Politanon dhe Khvicha Kvaratskhelia, por që nuk arritën të shënonin.
Goli i parë në ndeshje u shënua nga Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 60-të për 1-0.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1634620865428979719
Për t’ia siguruar fitoren Napolit u përkujdes Amir Rrahmani që shënoi në minutën e 77-të një gol të bukur me kokë për 2-0.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1634625449962643457
Mbrojtësi ynë është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Napolit këtë kampionat, që duket çdo ndeshje e më afër titullit të kampionit.
Napoli ka tani 68 pikë, plot 18 më shumë se sa ndjekësi i parë Interi, ndërsa Atalanta mbetet e gjashta me 42 pikë /Telegrafi /