Nait Hasani, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës thotë se nesër në seancë do të votojë për rrëzimin e Qeverisë.

Hasani thotë se qëndrimi i tij për këtë çështje nuk ka ndryshuar fare karshi Qeverisë Mustafa.


“Unë këtë qëndrim e kamë pasur nga fillimi. Unë nesër do të votoj për rrëzimin e Qeverisë. Unë për këtë çështje e kam dhënë edhe nënshkrimin” ka thënë Hasani për zëri.info.

Po ashtu, për rrëzimit të Qeverisë ka dalë edhe deputeti tjetër i PDK-së Shukri Buja.