Chelsea raportohet se ka interesim për mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan.
Tekniku italian Antonio Conte pritet që të marrë në dorë drejtimin e Chelseat dhe Nainggolan shihet si pjesë e planeve të tij të mëdha.

Sipas Sky, ish-trajneri i Juventusit është admirues i madh i Nainggolan dhe Blutë dëshirojnë ta transferojnë lojtarin.


Nainggolan po ashtu ka tërhequr edhe interesim të Juventusit, duke parë që Pogba po flitet për një largim. /Telegrafi/

telegrafi sport app