Nainggolan ka vendosur, kjo është e ardhmja e tij

232:"BERGAMO, ITALY - APRIL 17: Radja Nainggolan of AS Roma in action during the Serie A match between Atalanta BC and AS Roma at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on April 17, 2016 in Bergamo, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images) 12:"Getty Images
Radja Nainggolan i ka qetësuar tifozët e Romës pasi belgu ka thënë se nuk do të largohet nga kryeqyteti italian.
Mesfushori ka thënë se është i lumtur te Giallorossët dhe dëshiron të jetë pjesë e tyre edhe për shumë vite.
"Kam zgjedhur të qëndroj, nuk do të ndryshoj asgjë", ka thënë mesfushori belg gjatë konferencës në Montreal për turneun International Champions Cup.
"Ky turne është një eksperiencë e bukur për ne, nesër kemi një ndeshje tjetër (kundër Montreal Impact) dhe shpresojmë të përmirësohemi ende”, ka shtuar për fund Nainggolan.
Vlen te theksohet se Roma ka fituar ndeshjen e parë të ICC ndaj Liverpoolit me rezultat 1-2. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































