Trajneri i Rasenball Sport Leipzig, Julian Nagelsmann e ka akuzuar Angel di Marian për simulim në penalltinë e Paris Saint-Germianit që i solli fitoren.

Parisienët e fituan penalltinë shumë herët, pasi një rishikim në VAR bëri të ditur se Marcel Sabitzer ka shkaktuar faul në argjentinasin.


Neymar e mori përgjegjësinë që të gjuante nga penalltia pas 11 minutash lojë dhe rezultati ishte 1-0, me këtë rezultat edhe përfundoi takimi.

"Nuk mendoj se Parisi kishte një shans të vërtetë në lojë, penalltia ishte qesharake", ka thënë Nagelsmann për Sky Germany.

"Ai vendim në nivelin e Ligës së Kampionëve - ishte pikëlluese. Ishte një simulim, aty kishte zero kontakt. VAR ndoshta ishte duke shikuar një ndeshje tjetër".

"Nganjëherë, gjërat e vogla e bëjnë dallimin. Por, ne shpresojmë që t'i fitojmë dy ndeshjet e ardhshme dhe Parisi të dështojë", ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app