Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar sot pas vrasjes së 14 vjeçarit në Prishtinë.
Nagavci në një postim në Facebook shkruan se nga vizita në shkollë dhe në familje, në komunikim me organet e rendit, u sigurua se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe presim që shpejtë të zbardhet rasti.
Lexoni të plotë postimin:
Jam e tronditur thellë nga ngjarja ku mbeti i vdekur nxënësi 14 vjeçar në Prishtinë. Kjo është një ditë e rëndë, një trishtim e dhembje e madhe që e ndjen secili prind, secili qytetar i Kosovës.
Sot, zemrat tona janë me familjen e nxënësit që u nis, por nuk arriti në shkollë!
Nga vizita në shkollë dhe në familje, në komunikim me organet e rendit, u sigurova se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe presim që shpejtë të zbardhet rasti.
Si nënë, si mësimdhënëse, e si ministre, i lus të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit që të punojnë edhe më shumë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve, të jenë të kujdesshëm për sjelljet që mund të manifestojnë ata dhe t’i adresojnë problemet dhe vështirësitë që kanë.
Si Qeveri e Kosovës, bashkë me organet kompetente të sigurisë, po punojmë që të krijojmë sa më shumë siguri për fëmijët në shkollë, në rrugë e kudo.
Puna jonë në këtë drejtim synon mekanizma koordinues funksional në nivel qendror, komunal e në nivel shkolle; sistem funksional të paralajmërimit të hershëm të braktisjes, parandalim të dhunës dhe dukurive negative; vetëdije të ngritur të institucioneve shkollore e komunale për adresimin sistemor të problemeve që e sfidojnë zhvillimin e fëmijëve; rritje e cilësisë së të dhënave për fëmijët braktisë, ata që janë në rrezik për braktisje, etj.
Tragjeditë si kjo e sotmja, ku ne humbëm një nxënës, janë alarm për gjithë shoqërinë që të bashkëpunojmë ngushtë për të mirën dhe sigurinë e fëmijëve tanë!
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolektivit të shkollës!
Pusho në paqe, Rijad Hyseni!. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Konfiskohen armë në Ferizaj, 76 vjeçari lirohet nga policia

Parashutistët italianë të KFOR-it kryejnë stërvitje shpëtimi gjatë natës në Kosovë

Punësimet e shqiptarëve, ASH-Sela: Partitë shqiptare të largohen nga qeveria, kryeministri Mickoski rrëzoi Marrëveshjen e Ohrit

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë