LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Pjesëmarrje e ulët e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura nga greva

Nagavci: Pjesëmarrje e ulët e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura nga greva

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka thënë se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura nga greva në arsim, është e ulët.

Gjatë raportimit në Komisionin për arsim, pa pjesëmarrjen e plotë të deputetëve opozitarë, ministrja Nagavci ka thënë se humbjet nga greva janë të mëdha dhe se kompensimi asnjëherë nuk do të jetë i plotë.

“Çështja e kompensimit të orëve të humbura nga greva, është e vërtetë që është sfiduese. Ka pasur raste që është fëmijët që kanë shkuar në shkollë ju kanë thënë se nuk mbahet mësim. Kjo tregon njëfar vullneti që të mos organizohet mësimi. Humbjet kanë qenë të mëdha e kompensimi s’do të jetë asnjëherë i plotë”, ka deklaruar ajo.


Nagavci gjithashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do të miratohet Projektligji për arsimin e lartë në Qeveri dhe pastaj në Kuvend.

Përmes tij, ajo ka thënë se do të rregullohen kriteret për themelimin e institucioneve për arsimin e lartë dhe emërimet akademike.

Para deputetëve, ajo nënvizoi gatishmërinë e dikasterit që drejton për plagjiaturën në arsimin e lartë. Nga ana tjetër, ajo tha se buxheti për arsimin për vitin e ardhshëm do të jetë mbi 80 milionë euro. I njëjti, ajo tha se do të shfrytëzohet edhe për ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori