Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë nuk do të tolerohen abuzimet me fëmijë në institucionet edukative e arsimore.
Ajo ka thënë se një prej prioriteteve të kësaj ministre është parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve në shkolla.
“Sa i përket çështjes së kodit etik, janë disa raste me të cilat jemi marrë si raste individuale, referuar edhe rastet për ngacmime apo për dhunën që ka ndodhur ndaj fëmijëve, dhe kjo është një nga prioritetet tona, nuk do të tolerohet asnjë rast kur dikush abuzon me fëmijët në institucionet tona edukativo-arsimore….”, ka thënë Nagavci.
Ajo ka folur në konferencën e fundit për këtë vit ku ndër të tjera ka bërë të ditur që shkalla e braktisjes në arsimin e obliguar ka qenë më pak se 1% për periudhën 2020-2021.
“Në vitin 2020-2021 shkalla e braktisjes në arsimin e obliguar, pra për klasat prej një deri në nëntë ka qenë 0.05% pra më pak 1% por gjithsesi se kjo na obligon që të punojmë që të kemi plotësisht të evituar braktisjen edhe në këtë shkallë kaq të vogël…
Në këtë drejtim gjatë vitit të kaluar janë identifikuar 190 vajza, kryesisht të komunitetit rom, ashkali, egjiptian, në rrezik të braktisjes ose që e kanë braktisur shkollën me të cilat kemi punuar që të kthehen në shkollë duke ofruar edhe mundësi të motivimit, duke i pajisur me laptop përveç ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për vazhdimin e shkollimit”, ka thënë ajo.
Nagavci ka përmendur përgatitjen e teksteve të reja shkollore për klasën e tretë, klasën e tetë, të 12 dhe tekstet e klasave të cilët nuk ishin të përgatitura.
Ajo ka thënë se kanë përgatitur programet mësimore lëndore për klasën e pestë dhe programet për gjuhë shqipe për nxënësit e komuniteteve jo shqiptare, për klasën e pestë, tetë, nëntë dhe të 12.
“Ashtu siç e kemi përcaktuar në programin tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme do të bëhet punësimi i 100 asistentëve së paku dhe do të përfundojë mandatin me së paku 500 asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat tona dhe në institucionet e tjera përfshirë edhe ato parashkollore.
Përtej kësaj janë trajnuar edhe ekipet vlerësuese pedagogjike për përdorimin e instrumentit për vlerësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, janë gjithsej 150 anëtarë të cilët janë trajnuar tashmë dhe të cilët do të punojnë për vlerësimin e fëmijëve sipas kërkesave të institucioneve edukative arsimore”, ka thënë Nagavci. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa