LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle.

Ministrja ka njoftuar se ku do të ndërtohen këto çerdhe dhe shkolla, transmeton Telegrafi.

“Një çerdhe në Rekë-Vatë në Kaçanik. Vlera e kontratës është 1.096.043,96 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 740 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një çerdhe e parafabrikuar në Brodosan të Dragashit. Vlera e kontratës është 1.082.568,56 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 740 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një çerdhe modulare e parafabrikuar në Fushë Kosovë. Vlera e kontratës është 1.282.282,28 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 873 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një shkollë në Prishtinë. Vlera e kontratës është 3.323.232,32 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe 6430 m2 dhe është i destinuar për 800 nxënës”, ka shkruar ajo në Facebook.


Tutje, Nagavci ka pohuar se “si Ministri do të angazhohemi që secili fëmijë në Kosovë të ketë një vend në institucionin ku mund të marrë bazë të fuqishme për zhvillimin dhe aftësimin e mëtutjeshëm për jetën”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori