LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Jam e bindur se ka mësimdhënës që do t’i nënshtrohen testimit

Nagavci: Jam e bindur se ka mësimdhënës që do t’i nënshtrohen testimit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është shprehur e bindur që ka mësimdhënës të cilët janë të gatshëm të aplikojnë për t’u pajisur me licencë të avancuar, që nënkupton t’i nënshtrohen testit me shkrim.

Nagavci ka deklaruar se tashmë kanë miratuar udhëzimet administrative të cilat e rregullojnë procesin e licencimit dhe avancimit në karrierë të mësimdhënësve si dhe vlerësimin e performancës së tyre.

Këto deklarata ministrja i ka dhënë të mërkurën në eventin përmbyllës të Projektit QATEK, i cili ka për qëllim fillimin e një sistemi për përgatitjen e mësimdhënësve të rinj të orientuar në cilësi.


Nagavci: Në qershor synojmë që mësimdhënësit t'i nënshtrohen një provimi
Lexo po ashtu Nagavci: Në qershor synojmë që mësimdhënësit t'i nënshtrohen një provimi

“Synojmë që nga qershori i këtij viti të nisim me provimin për licencë të avancuar për mësimdhënës, sipas kritereve që janë përcaktuar mbi bazën e standardeve profesionale. Jam e bindur që kemi mësimdhënës të cilët janë të gatshëm të aplikojnë për t’u pajisur me licencë të avancuar”, është shprehur ajo.

Ndryshe, dy javë më parë Nagavci ka njoftuar se në qershor të vitit 2024 pritet që mësimdhënësit t’i nënshtrohen një provimi.

Në konferencën për media të fundvitit, ajo ka thënë se ky testim do të mundësojë licencën e avancuar për mësimdhënësit, të cilët edhe do të paguhen nga Ministria e Arsimit në rast se tregohen të suksesshëm.

“Ne kemi paraparë edhe buxhetin i cili do të shfrytëzohet me qëllim të pagesës për mësimdhënësit të cilët do të avancohen pasi të përfundojnë suksesshëm licencimin e tyre, përfshirë edhe testimin”, ka thënë ministrja.

Nagavaci po ashtu ka bërë të ditur se po bashkëpunojnë me Shqipërinë për hartimin e udhëzuesit për realizim të këtij procesi.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ka thënë se testimi është nënçmim dhe ofendim për mësimdhënësit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori