LAJMI I FUNDIT:

Naftëtarët kundërshtojnë vendimin e ministrit Shala për pastrimin e rezervarëve çdo 3 vjet

Naftëtarët kundërshtojnë vendimin e ministrit Shala për pastrimin e rezervarëve çdo 3 vjet

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve (SHQNGL) ka kundërshtuar vendimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, që obligon kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervarët çdo 3 vjet.

Kryetari i Shoqatës, Fadil Berjani në një konferencë, tha se kanë pasur takim me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalën, porse nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre.

Ai tha se është për tu habitur se një ministër në largim merr një vendim të tillë dhe i lë naftëtarët në një pozitë të keqe, ku nuk kanë as ku të ankohen.


Sipas tij, Ministria e ka bërë udhëzimin administrativ që pastrimi i rezervuarëve të bëhet çdo 5 vite, ndërsa kanë tentuar që ta bëjnë çdo vit.

Ministri Shala obligon kompanitë t’i pastrojnë rezervarët e derivateve, çdo tri vjet
Lexo po ashtu Ministri Shala obligon kompanitë t’i pastrojnë rezervarët e derivateve, çdo tri vjet

“Kërkund në botë nuk bëhet pastrimi i rezervuarëve. Ju lutem, qytetarët ta kuptojnë që pastrimi i rezervuarëve nuk iu bën mirë qytetarëve, iu bën vetëm dëm, pasi një pastrim i tyre kushton rreth 700 euro.. Kjo nuk është në rregull, nuk është normale që pastrimi i rezervuarëve të bëhet çdo tri vite”, tha ai.

Anton Figel, naftëtar nga Sllovenia tregoi si është e rregulluar kjo punë në Slloveni.

“Në Slloveni pastrimi i rezervuarëve bëhet çdo 10-15 vjet. Ndërsa çdo 5 vjet pompa nuk mbyllet, por vetëm kontrollohet gjatë punës”, tha ai.

Në këtë konferencë u kërkua edhe themelimi i një instituti që do të hulumtojë cilësinë e naftës, dhe të ketë fjalën e tij kryesore në hartimin e ligjit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori