LAJMI I FUNDIT:

Nafta e papërpunuar po tregtohet me 56.97 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar po tregtohet me 56.97 dollarë për fuçi

Rusia si prodhuesi më i madh i naftës ka miratuar një qëndrim ndaj vendimit të vendeve të OPEC-ut për të ulur prodhimin e naftës së papërpunuar.

Raportet përmendën se ministri rus i Energjisë, Aleksandar Novak, të ketë thënë se “Ne duhet të shohim se si zhvillohet situata në nëntor dhe në fillim të dhjetorit për të kuptuar më mirë kushtet aktuale dhe parashikimet e dimrit. Ne duhet të marrim një vendim të balancuar dhe deri më tani nuk ka kritere për të”.

Vendet e OPEC-ut do të takohen në Vjen me 7 dhjetor për të arritur një vendim të prodhimit për gjashtë muajt e ardhshëm, përcjell Telegrafi.


Udhëheqësi de-facto i OPEC-ut, Arabia Saudite, është duke udhëhequr OPEC-in që të zvogëloj prodhimin nga 1 deri në 1.4 milion fuçi në ditë për të shmangur furnizimin e tepërt.

Investitorët prisnin që Rusia të përvetësonte një pozitë të ngjashme me Arabinë Saudite dhe të mbështeste prodhimin.

Aktualisht nafta e papërpunuar po tregtohet me 56.97 dollarë për fuçi. /Telegrafi/