LAJMI I FUNDIT:

Nafta e papërpunuar e nis javën në rritje

Nafta e papërpunuar e nis javën në rritje

Çmimet e naftës së papërpunuar e kanë nisur në rritje të konsiderueshme këtë javë, duke e rikthyer një pjesë të vogël të humbjeve të javës së kaluar, por dobësimi i kërkesës dhe paqartësitë mbi ecurinë e ekonomisë botërore kanë kufizuar humbjet.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon se kërkesa botërore për naftë do të arrijë nivelin e 100 milionë fuçive në ditë, me një rritje prej 1.4 milionë fuçi në ditë, në rënie nga parashikimi i qershorit prej 1.5 milionë fuçi në ditë, përcjell Telegrafi

Forcimi i dollarit amerikan, që ka dëmtuar kërkesën në disa vende në zhvillim, ka rritur njëkohësisht edhe kostot e huamarrjes. Një shqetësim konstant për investitorët është edhe lufta tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që i ka bërë investitorët të largohen nga asetet që janë të lidhura me ekonominë botërore.


Aktualisht nafta e papërpunuar po tregtohet në rreth 51.1 dollarë për fuçi. /Telegrafi/