Çmimi i naftës ka vazhduar të bjerë, pavarësisht vendimit për pakësimin e prodhimit me 1.5 milionë fuçi në ditë. Vendimi për pakësimin e prodhimit të përgjithshëm me 5 për qind në ditë erdhi pas një takimi urgjent të vendeve të "Opec"-ut në Vjenë. E megjithatë, kjo masë nuk e ndali vazhdimin e rënies së çmimit të naftës bruto, i cili sot në Amerikë ra edhe 3.69 dollarë të tjerë, duke mbërritur në 64.15 dollarë për fuçi. Në korrik u shënua rekordi prej 147 dollarësh për fuçi.
Përmes një deklarate pas takimit, "Opec" bëri me dije se kishte vendosur pakësimin e prodhimit, i cili do të hyjë në fuqi që nga 1 nëntori, duke qenë se oferta aktualisht është më e madhe se kërkesa dhe se çmimet kanë rënë gramatikisht gjatë javëve të fundit. Për t‘u shënuar është që vetëm pak minuta pas deklaratës së Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC, Organization of Petroleum Exporting Countries), në Londër çmimi për fuçi zbriti në 62.50 dollarë.
Grupi i përbërë nga 13 shtete, përgjegjëse për rreth 40 për qind të prodhimit total botëror, deklaroi se do të vazhdonte të furnizonte tregun me volumet e naftës të kërkuara nga konsumatorët. Analistët prisnin që "Opec" të pakësonte prodhimin e përgjithshëm me të paktën një milion fuçi në ditë, ndërkohë që disa prej prodhuesve, si Venezuela dhe Irani, donin që pakësimi të shtyhej edhe më tej. Ndërkaq, Çakib Khelil, presidenti i "Opec"-ut, vërejti se në fund të vitit prodhimi i naftës do të ulet me një total prej 1.8 milionë fuçish në ditë.
Khelil gjithashtu hodhi poshtë sugjerimin se vendimi do lëndonte ekonominë globale: "Nuk do ketë asnjë impakt mbi inflacionin, nuk do të ketë asnjë impakt në rritjen ekonomike". Ministrat e industrisë së naftës të "Opec"-ut thanë se do t‘i rishikonin vendimet gjatë takimit të ardhshëm në dhjetor, duke lënë të hapur mundësinë për pakësim të mëtejshëm të niveleve të prodhimit.
Disa analistë vërejtën se dështimi në përpjekjet për rritjen e çmimit të naftës flet për humbje të fuqisë nga ana e "Opec"-ut. "Forca për të përcaktuar çmimet e naftës po shket gjithnjë e më shumë larg duarve të ‘Opec‘-ut", tha analisti i industrisë së naftës, Stefën Skork.
"Të gjithë mendonin se Kina dhe India do blinin gjithnjë e më shumë naftë, por gjërat nuk qëndrojnë kështu. Kërkesa nuk shtrihet më te këto vende. Njerëzit gënjyen veten kur menduan se tregjet në zhvillim do ngriheshin nga rënia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës".
Përpara takimit, disa prej pjesëtarëve të grupit të prodhuesve të mëdhenj të naftës kërkuan zvogëlimin e prodhimit për të ndalur uljen e çmimeve: Venezuela kërkonte që prodhimi të pakësohej me 1 milion fuçi në ditë, ndërsa Irani për dy herë më shumë. Mendohet se këta të dy janë edhe vendet që kanë shumë nevojë për çmime sa më të larta të arit të zi – rreth 100 dollarë për fuçi – për të financuar shpenzimet qeveritare, thotë korrespondenti për ekonominë i BBC-së, Endrju Uolker.
Irani i mbështet thuajse të gjitha të ardhurat qeveritare tek eksporti i naftës: për çdo dollar më pak për fuçi, shteti iranian humbet rreth 1 miliard dollarë të ardhura në vit. Por Kryeministri britanik, Gordon Braun, vërejti se çdo pakësim i niveleve të prodhimit, me qëllim rritjen e çmimeve të naftës, do të ishte "skandaloz" në një çast kur pjesa më e madhe e ekonomive globale ndodhen në prag recesioni.
Çmimet e naftës prekën rekordin historik korrikun e këtij viti me 147 dollarë për fuçi, por që atëherë kanë shënuar vetëm rënie dhe së fundmi me ritme mjaft të përshpejtuara. Tani janë në nivele tepër të ulëta për shkak të frikës se një recesion i mundshëm global do të ulë kërkesën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë