LAJMI I FUNDIT:

MVP dhe pesëshja e javës së shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll

MVP dhe pesëshja e javës së shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll

Dardan Kapiti është lojtari më i mirë i javës së shtatë të ProCredit Superligës.

Qendra e Kosovës tregoi një paraqitje shumë të mirë përballë Borës, duke mbyllur ndeshjen me dyshifror të dyfishtë, 18 pikë e 15 kërcime. Kapiti shtoi edhe dy asistime, dy topa të vjedhur dhe tri bllokada, duke pasur indeksin 30, apo më të lartin e kësaj xhiro.


Terrell Brown vazhdon të tregojë ndeshje të mira me Golden Eagle Yllin. Brown ndaj Proton Cable Prizrenit e mbylli ndeshjen me 24 pikë, tri kërcime dhe katër asistime. Ai pati ndihmë të madhe nga Gëzim Morina, që zhvilloi një sfidë mjaft të mirë përballë prizrenasve me 16 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime, duke hyrë në top 5 e javës.

Vëllaznimi shënoi fitore në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës, ku më i miri te kuqezinjtë ishte Trey Anderson me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.

Derbin e kësaj xhiro e fitoi Bashkimi ndaj Pejës, ku prizrenasit vazhdojnë të jenë skuadra e vetme pa humbje me shtatë fitore në shtatë ndeshje, ndërsa te prizrenasit më i miri ishte Lejson Zeqiri, i cili kishte 18 pikë, pesë kërcime e dy asistime.

MVP

Dardan Kapiti (Trepça) 18 pikë, 15 kërcime, 2 asistime, 30 indeksi

Top 5

Dardan Kapiti (Trepça) 18 pikë, 15 kërcime, 2 asistime, 30 indeksi

Terrell Brown (Golden Eagle Ylli) 24 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 27 indeksi

Trey Anderson (Vëllaznimi) 22 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 27 indeksi

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 16 pikë, 5 kërcime, 4 asistime, 20 indeksi

Lejson Zeqiri (Bashkimi) 18 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 19 indeksi

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori