LAJMI I FUNDIT:

MUZG VJESHTE

MUZG VJESHTE

Poezi nga: Juan Ramon Jimenez
Përktheu: Faslli Haliti

Në orën e zezë, të ftohtë dhe të vetmuar,
butësia që këtë mbrëmje të zezë
u duk se më solli në këtë perëndim të artë,
bie erë fëmijë, ah, bie erë lodër!
Dhe unë, lodër e zezë dhe e trishtuar
po ëndërroj si fëmijë i rritur,
– në këtë lojë të re, që një çast më parë,
e besoja realitet përfundimtar të njeriut
që kujton duke qeshur lodrat e tij fëmijërore
varkat e tij të vogla -, lodër e zezë dhe e trishtuar,
jam duke ëndërruar disa gjëra të thella,
ato gjëra që janë lodra:
detin, tokën, yjet…