Mustafa: Puna dhe karriera e bëjnë Baxhakun fitues të padiskutueshëm në Prizren
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, para mijëra përkrahësve në Prizren, ka thënë se puna profesionale dhe karriera në shërbim të qytetarëve e bëjnë Hatim Baxhakun fitues të padiskutueshëm në qytetin historik të Prizrenit.
“Neve na nevojitet një Zot i vërtetë i shtëpisë, një njeri i pjekur, të cilin e kemi sprovuar, një njeri me veti të cilit pajtohemi dhe këtë njeri e keni gjetur ju dhe ne. Ky është mjeku Hatim Baxhaku, të cilit ju ia keni besuar jetën tuaj, shëndetin tuaj dhe të fëmijëve tuaj, UÇK-ja ia ka besuar jetën dhe shëndetin e ushtarëve dhe të cilit Parlamenti i Kosovës ia ka besuar votimin e ligjeve shumë të rëndësishme, që e rregullojnë jetën institucionale të shtetit të Kosovës”, ka theksuar Mustafa.
Ai tha se Hatim Baxhaku në krye të Prizrenit nuk do të bëjë dallim për asnjë njeri dhe me këtë qasje LDK do të dalë e para.
“Kemi nevojë për përkrahje të gjerë, të mësuesve, mjekëve, inxhinierëve, grave, burrave, të rinjve, të atyre që punojnë në sektorin privat e publik, përkrahjen e të gjithëve, sepse kryetari ynë do të merret me të gjithë“, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se qytetarët e vendit e kanë provuar edhe qeverisjen e PDK-së edhe molotovin edhe atë të rivalëve tjerë të dr. Baxhakut. Kryetari i LDK-së ka theksuar se nuk e ka asnjë dyshim që prizrenasit do ta zgjedhin njeriun me etikë, dinjitet e kulturë, prandaj Baxhakut ashtu siç ia kanë besuar shëndetin, do t’ia besojnë edhe komunën.
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdigjiku, ka thënë se shumëkush mendon se ai është prizrenas, kjo për shkak të mbiemrit, por sot vërtet po ndihet prizrenas.
“Në punën time profesionale gjithmonë mbështetem në numra dhe kështu do t’u flas edhe sot. Ju e keni vërejtur se kundërshtarët tanë politikë nuk po i publikojnë më sondazhet siç bënin dikur, sepse nuk ka sondazh vendor dhe ndërkombëtar që nuk e qet LDK-në si partinë më të madhe në Kosovë. Kështu do të jetë edhe për nga numri i komunave që do t’i fitojmë edhe për nga numri i asambleistëve që do t’i kemi. Prizreni e ka për detyrë të jetë pjesë e fitores së 22 tetorit, prandaj duhet të mobilizohet vullneti qytetar. Kjo është shumë e lehtë, sepse askush më mirë se Prizreni nuk e di qeverisjen e PDK-së”, tha Abdixhiku.
Ai ka shtuar se Prizreni i kulturës, qytetërimit, dijes dhe i njerëzve të mirë, kryetarin e deritashëm e mbajnë mend për numrin e ditëve që i ka kaluar nëpër gjykata dhe nëse ata i ndërrojnë kandidatët, logjikën e kanë të njëjtë.
“Në anën tjetër janë ata të cilët i ka provuar Prishtina dhe banorët e saj, e të cilët nuk kanë bërë asgjë dhe një eksperiment i tillë nuk guxon të ndodhë edhe në Prizren”, tha Abdixhiku. Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, tha se LDK-ja në këtë komunë e kemi gjetur njeriun e duhur, Hatim Baxhaku, i cili do t’i prijë ndryshimit, njeriu i cili ishte me ju në ditët më të vështira, edhe në luftë edhe në paqe, njeriu të besueshëm edhe si deputet edhe si bashkëpunëtor.
Ai është shprehur i bindur për fitoren e LDK-së në Prizren. “E di që dilemën kush do të jetë kryetar e keni të zgjedhur, por e keni vështirë të përcaktoheni se cilët nga këta 45 kandidatë duhet t’i votoni për asambleistë“, ka shtuar Avdyli, i cili e ka falënderuar veçanërisht kreun e LDK-së, Isa Mustafën, për përkrahjen e madhe ndaj Prizrenit.
Të pranishmëve u është drejtuar edhe deputeti tjetër, Driton Selmanaj.
“Me këtë prani tuajën këtu është e qartë se do t’u japim shqelmin e fundit atyre që menduan se Kosova është vetëm për t’u vjedhur e për t’u shkatërruar. Ne nuk jemi vetëm në garë politike, por në garë në mes të mirës e të keqes, progresit e regresit. Në një anë janë ata që e shkatërruan këtë vend, afër tyre janë ata që akoma pa ardhur në pushtet po mundohen ta shkatërrojnë këtë vend dhe jemi ne, njerëzit me vlera, me ide të qarta, me ofertë politike shumë të mirë“, ka thënë Selmanaj.
Ai ka shtuar se LDK-ja është alternativa e vetme për Prizrenin dhe Kosovën, ndërsa ka theksuar se LDK-ja do të jetë ajo që do t’ua prishë letrat shumëkujt, përfshirë edhe disa analistëve politikë.
Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se Prizrenit më së paku i ka hije të udhëhiqet nga PDK-ja. “Prizreni e meriton të udhëhiqet nga një parti me vlera, me traditë, me njerëz të dëshmuar dhe kjo është LDK-ja, pasi është e pazëvendësueshme, parti e presidentit historik Ibrahim Rugova”, është shprehur Beqiri.
I fundit para të pranishmëve është paraqitur, kandidati i LDK-së për kryetar Prizrenit, dr. Hatim Baxhaku.
“Po i shoh këtu të gjitha gjeneratat, që nga themeluesit e LDK-së e deri tek anëtarët më të rinj. Fitorja jonë është e padiskutueshme. Jam i vetëdijshëm se para nesh ka shumë punë, por edhe jam i motivuar që së bashku me ekipin tim, ta kthejmë Prizrenin në rrugën e duhur, pasi komuna është katandisur keq”, tha Baxhaku.
Ai potencoi se Prizreni i kulturës e traditës nuk e ka merituar të ketë një kryetar që tërë mandatin është endur nëpër gjykata.
“Lista e të bëmave të tyre është shumë e gjatë dhe nuk do të humbim kohë duke u marrë me to, por ne duhet të mobilizohemi dhe më 22 tetor t’ua tregojmë vendin që e meritojnë”, ka thënë Baxhaku.
Ai ka premtuar se qeverisja e tij do të jetë plotësisht transparente, ndërsa do ketë zhvillim ekonomik, punësim të të rinjve që i kryejnë studimet, do të kthehet dinjiteti i shkollave.
“Unë nuk premtoj mrekulli, por premtoj se qytetari do të jetë në fokusin tim, siç ka qenë gjithmonë edhe në jetën time profesionale. Si kryetar i komunës nuk do të humbë kohë duke u marrë me politika të mëdha, me Izraelin, me kurdët e Turqinë, me zhvillimet në Gjermani, sepse do të kem mjaft punë të merrem me hallet dhe brengat e qytetarëve të Prizrenit”, është shprehur Baxhaku.
Ai është zotuar se do të jetë i gatshëm për të mbështetur të gjithë qytetarët, duke mos u kursyer për asnjë moment.
“Do të jem në shërbim të familjeve që edhe sot e kësaj dite nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre, do të jem në shërbim të sportistëve, të artistëve, të talenteve të rinj, do të punoj për ambiente të pastra, do të punoj pë fëmijët dhe të ardhmen e tyre, do të jem 24 orë në shërbim të Prizrenit, ndërsa ekipi im do të jetë i përbërë nga njerëzit më të dinjitetshëm”, ka theksuar Baxhaku, i cili beson fuqishëm në fitoren e 22 tetorit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje