Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, lidhur me debatin rreth teorive të presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë, ka thënë se shansin atij për t’u sjellë kështu ia dha askush tjetër pos Qeverisë së Kosovës.
Sipas Mustafës, Qeveria u tërhoq nga obligimi i dialogut (negocimit) që me Kushtetutë dhe vendim të Kuvendit i takon.
“Në fillim të këtij viti i propozoi Kuvendit një platformë për dialogun Kosovë-Serbi, pa asnjë përmbajtje, veç asaj se, ( sipas Qeverisë) dialogun duhet ta udhëheqë Presidenti i Kosovës. Po të mos ishte kjo sjellje dhe ky veprim i Qeverisë, ne s’do të kishim problem as me Presidentin dhe as me teoritë e tij për korrigjim të madh e të butë të kufijve dhe as me ofertën për shkëmbim të territorit si pasojë përfundimtare e korrigjimit”, ka shkruar Isa Mustafa në profilin e tij në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Duke lexuar opinione të ndryshme fitohet përshtypja se po bëhet garë se kush po i thotë më shumë e më fort Presidentit se e ka keq me përhapjen kokëfortë të teorive të tij shumë konfuze, por të rrezikshme, për korrigjim të kufirit me Serbinë, si zgjidhje e marrëveshjes përfundimtare. Qe e ka keq dhe gabim? E ka! Por shtrohet pyetja se kush ia dha shansin që ta ketë keq.
Qeveria, dhe askush tjetër!
Qeveria u tërhoq nga obligimi i dialogut (negocimit) që me Kushtetutë dhe vendim të Kuvendit i takon asaj. Në fillim të këtij viti i propozoi Kuvendit një platformë për dialogun Kosovë-Serbi, pa asnjë përmbajtje, veç asaj se, ( sipas Qeverisë) dialogun duhet ta udhëheqë Presidenti i Kosovës. Po të mos ishte kjo sjellje dhe ky veprim i Qeverisë, ne s’do të kishim problem as me Presidentin dhe as me teoritë e tij për korrigjim të madh e të butë të kufijve dhe as me ofertën për shkëmbim të territorit si pasojë përfundimtare e korrigjimit.
Në fakt qeveria ishte e vetëdijshme se është e pakicës, se nuk ka vota e as fuqi politike për një marrëveshje të tillë. Këtë ia bëri të qartë opozita, sidomos LDK dhe VV. Për këtë sjellje kjo qeveri është dashur të japë dorëheqje e jo të manovrojë me me dialogun si instrument i mbijetesës.
Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të ndodhë bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke pasur parasysh efektet e saj për shtetësinë e Kosovës por edhe për regjionin. Marrëveshja mund të bëhet vetëm me një pajtueshmëri te gjere të forcave politike në Kosovë, me legjitimitet politik e kushtetues, pas zgjedhjeve nacionale”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës