Koordinator i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa ka njoftuar se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka inicuar në Kuvend ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Mustafa përmes një konference për media tha se kjo nismë është ndërmarrë pas dyfishimit të faturave të tatimit në pronë për vitin 2023 për pjesën më të madhe të qytetarëve të Kosovës.
“Kjo rritje e barrës tatimore erdhi në kohën kur mirëqenia e qytetarëve u rëndua së tepërmi për shkak të rritjes së çmimeve. Pra, në kushtet kur norma e rritjes së çmimeve arriti nivele të papara në historinë e re të Kosovës, ndërsa të ardhurat e qytetarëve mbetën përgjithësisht të pandryshuara dhe shumë familje rrezikojnë të lëvizin drejt pragut të varfërisë, është absolutisht e papranueshme që qytetarët të rëndohen edhe më shumë nga rritja e tatimit në pronë”, theksoi Mustafa.
Në Projektligjin e inicuar nga Grupit Parlamentar i PDK-së, është propozuar pezullimi për një vit i vlerësimit të pronave që është bërë në vitin 2022 nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në mënyrë që tatimi në pronë të mos rritet në këto kushte të rënduara ekonomike.
PDK fton të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë Projektligj.
“Ky ndryshim dhe plotësim i Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme do të mundësojë aplikimin e vlerësimeve të pronave dhe faturave tatimore që kanë qenë deri në vitin 2022. Gjithashtu, është propozuar që Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të organizojë një proces të ri vlerësimi të pronave të paluajtshme. Vlerësimi i ri i pronave duhet të mbështetet në një proces profesional dhe transparent, ku qytetarët dhe komunat do t’i kenë të qarta metodologjinë dhe kriteret mbi të cilat është bazuar vlerësimi i ri pronave. Po ashtu, përmes kësaj nisme ligjore, kemi propozuar që të obligohet Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që të propozoj amandamentimet e nevojshme ligjore me të cilat ndryshohet pragu i poshtëm prej 0.15 për qind i përcaktuar në nenin 9 të ligjit bazë, në mënyrë që t’ju mundësohet më tepër fleksibilitet komunave që të bëjnë përshtatjen e normave të tatimit në pronë sipas rrethanave ekonomike. Prandaj, ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i japin mbështetje këtij projektligji”, shtoi ai.
Mustafa i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për vlerësim pozitiv sa i përket kësaj nisme ligjore të Grupit Parlamentar të PDK-së dhe kjo çështje të adresohet sa më shpejtë që është e mundur.
“Mbështetja e këtij projektligji do të krijojë sado pak lehtësi për qytetarët e vendit që po ballafaqohen me mirëqenie të rënduar dhe do t’i japë mundësi një procesi të ri të vlerësimit të pronave, të bazuar në transparencë dhe në një përfshirje më të gjerë të palëve relevante për vlerësimin e pasurive të paluajtshme. Çdo tentativë tjetër për të zhvendosur vëmendjen nga ngarkesa e panevojshme që i është vënë qytetarëve të vendit, sikur tendenca për t’i bartur komunave përgjegjësinë e faljes ose jo të 100 eurove, paraqet vetëm një vazhdim të përpjekjeve për manipulim me publikun dhe ikje nga përgjegjësia e veprimeve të palogjikshme dhe të pamatura politike. Kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme, jo të bazuar në hapa ad-hoc siç po vepron Qeveria me projektligjin aktual. Pra, një zgjidhje të strukturuar dhe në favor të qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit