LAJMI I FUNDIT:

Mustafa në EPP kërkon zgjidhje për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës

Mustafa në EPP kërkon zgjidhje për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vazhduar takimin e radhës në Samitin e Liderëve të EPP-së.

Mustafa ka bërë të ditur aty se qytetarët e Kosovës janë “të orientuar vetëm kah Bashkimi Evropian dhe se Kosova nuk ka asnjë alternativë tjetër, as politike dhe as ekonomike”.

“Pas punimeve të Kongresit të Partive Popullore Evropiane, pasdite vazhduam në takimin e radhës, përkatësisht në Samitin e Liderëve të EPP-së.


Në fokus të liderëve evropianë, ishte situata dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Para liderëve, në dy paraqitje, prezantova zhvillimet kryesore në Kosovë, si zhvillimi ekonomik prej rreth 4%, ndaljen e migrimit ilegal, uljen e papunësisë dhe kontratat e shumta me FMN-në, BERZH-in, BEI-në, Qeverinë Gjermane, Qeverinë Franceze dhe qeveritë e tjera të vendeve perëndimore, të gjitha këto si investime në funksion të zhvillimit ekonomik dhe përafrimit me Evropën dhe vlerat evropiane.

Nënvizova edhe një herë faktin se qytetarët e Kosovës janë të orientuar vetëm kah Bashkimi Evropian dhe se Kosova nuk ka asnjë alternativë tjetër, as politike dhe as ekonomike.

Në veçanti, theksova se Kosova ka mbetur vendi i vetëm i izoluar në Evropë me regjim të vizave, se kemi përmbushur kriteret për liberalizim dhe mbetjen e kriterit të demarkacionit me Malin e Zi.

Kërkova një zgjidhje kreative, ndonjë formë të modalitetit ku qytetarët do të gëzonin lëvizjen e lirë, derisa ne do të punonim në ratifikimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi.

Partitë Popullore Evropiane kanë luajtur një rol të veçantë gjatë procesit të liberalizimit të vizave, dhe pa ta, nuk do të kishim arritur deri këtu, prandaj jemi mirënjohës për përkrahjen e deritanishme dhe të vazhdueshme ndaj Kosovës”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori