LAJMI I FUNDIT:

Mustafa në Bruksel, në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë

Mustafa në Bruksel, në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot në Bruksel udhëheq delegacionin e Kosovës në takimin e parë të Këshillit të Sabilizim Asociimit BE-Kosovë.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Isa Mustafa, përbëhet nga ministrat Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Skender Hyseni, Hykmete Bajrami dhe zëvendësministrja Anila Statovci.

Takimi do të kryesohet nga përfaqësuesja e lartë  e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ndërkaq pjesë e delegacionit të BE-së është edhe komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.


Po ashtu, do të nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së, nga ministri Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini.

Gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel, do të diskutohet për implementimin e deritashëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe për proceset dhe zhvillimet tjera të rëndësishme në Kosovë dhe në raport me integrimet evropiane.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori