Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina dhe disa qytete të tjera si Obiliqi, Mitrovica, Gjilani, Drenasi e Peja, ka një kohë të gjatë që përballen me këtë problem, por alarmi për gjendjen e rëndë është ndezur veçmas në tre vjetët e fundit, prej kur matësit e nivelit të ndotjes së ajrit kanë marrë më shumë vëmendje.
Për këtë ka reaguar eksperti i çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, profesori universitar, konsideron se problemi i ajrit do duhej të zgjidhej vite me parë, e për këtë thotë se komuna e Prishtinës nuk po shqetësohet fare.
Sipas tij zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore mbi bazën e koogjenerimit, është duke ecur me hapa shumë të ngadaltë, duke theksuar se shfrytëzimi i tij është bërë vetëm 50 për qind.
“Ndotja e ajrit në Kryeqytet rrezik për shëndetin apo të ngjashëm. Kështu edhe sot. Dhe, si edhe për shumëçka tjetër shohim një shqetësim shumë të vogël jo vetëm në udhëheqjen e Prishtinës por edhe në institucionet qendrore. Reagimi i tyre është një retorike shterpë. Për këtë është dashur të mendohet që nga pranvera e këtij dhe dy-tri viteve më pare. Shohim një aktivitet me hapa breshke për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore mbi bazë të koogjenerimit , kapaciteti i të cilit është i shfrytëzuar ndoshta vetëm 50%”, ka thënë Mustafa.
Sipas Mustafës, është e çuditshme se si nuk janë mobilizuar gjithë burimet financiare , duke përfshirë edhe donatorët që kapaciteti i koogjenrimit, i inauguruar, 3-4 vite më parë, të shfrytëzohet 100%.
” Kjo është një sjellje çuditshme ngase këtu do të kishim efekte edhe në zvogëlimin e konsumit të energjisë edhe në reduktimin e ndotjes. Prandaj është e çuditshme se si nuk janë mobilizuar gjithë burimet financiare, duke përfshi edhe donatorët që bile ky kapacitet i koogjenrimit, i inauguruar, 3-4 vite më parë, të shfrytëzohet 100 për qind! Në këtë mënyrë do të reduktohej ngrohja me dru e thëngjill që krahas automjete të vjetruara dhe KEK-ut konsiderohet si burim i madh i ndotjes. Nuk do të duhej të ishin dashtë më shumë se dy sezona pranvere e vera për ta përfunduar këtë projekt të zgjerimi të ngrohje qendrore në Prishtinë”, ka shkruar në fund ai./Telegrafi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër