Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në një intervistë për Telegrafin ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se nuk e sheh asnjë aspekt, që një proces zgjedhor i parakohshëm do të ndihmonte proceset në Kosovë.
“Kam bindjen e plotë se çdo hyrje në procese elektorale të parakohshme, do të krijonte hapësirë për pakënaqësi me organizimin e tyre, për tensione, dhe si rezultat do të prolongohej çdo progres në vend. Aq më shumë kur zgjedhje të tilla nuk mund të prodhojnë rezultate shumë të ndryshme nga ato të zgjedhjeve të fundit”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.
Ai ka shtuar se nuk duhet të biem pre e trillimeve politike dhe përpjekjeve që përmes krizave dhe proceseve të papërgatitura dikush të përfitoj.
“Duhet të vazhdojmë të çojmë proceset përpara, të liberalizojmë vizat e të ecim tutje”, u shpreh Mustafa.
I pari i ekzekutivit më tej në këtë intervistë ka folur edhe për riformatimin e Qeverisë ku ka theksuar se gradualisht po plotësohen vendet vakante në Qeveri. “Në mbledhjen e fundit, me propozimin e PDK-së, emëruam ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po ashtu, do të bëjmë edhe ndryshime tjera të nevojshme. Qeveria po funksionon mjaft mirë”, tha Mustafa.
Kryeministri Mustafa ka theksuar po ashtu se raportet me prantnerin e koalicionit PDK-në, janë të mira.
“Kemi raporte të mira partneriteti. Kemi koordinim për çështjet e rëndësishme. Së bashku e hartuam dhe e kaluam një Buxhet historik mbi 2 miliardë euro. Në bashkëpunim të plotë, si partner të koalicionit, arritëm të gjejmë zgjidhje për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Veteranët e UÇK-së, që po ashtu e konsideroj një sukses tepër të madh të këtij koalicioni”, u shpreh Mustafa, duke shtuar më tej se ndryshimet në këtë Ligj, me të cilat plotësohen kërkesat e FMN-së, krijojnë stabilitet buxhetor dhe makroekonomik, besim te investitorët e jashtëm dhe mundësi për shfrytëzim të mbështetjes buxhetore nga FMN dhe BE si dhe të huave shumë të volitshme për investime kapitale që në mënyrë direkte apo indirekte krijojnë ambient për zhvillim dhe punësim.
“Po i adresojmë çështjet e tjera të rëndësishme për vendin. Besoj që koalicioni duhet të shkoj deri në fund të mandatit, jo për hir të vetvetes dhe interesave tona, por për hir të vendit, i cili duhet të shfrytëzoj këtë kohë për avancimin e proceseve e jo për rikthim në paqartësitë që prodhojnë zgjedhjet e proceset elektorale të jashtëzakonshme”, tha Mustafa.
Duke pasur parasysh që gjatë vitit që lam pas qeveria ka pasur probleme sa i përket deputetëve të Listës Serbe, Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës është e hapur për Listën Serbe që të kthehet në institucione, por duke u bazuar në parime e jo në shantazhe që diktohen nga jashtë Republikës së Kosovës.
“Ne presim që Lista Serbe të kthehet në institucione, që në radhët e saj të mos ketë më njerëz që nuk meritojnë të jenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilët janë vegla në duar të politikanëve megalomanë e hipokritë të Serbisë. Ne kemi qenë zemërgjerë dhe tolerantë në maksimum dhe këtë e konsiderojmë vlerë tonën. Por deri këtu, asnjë hap më tutje”, tha Mustafa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova