Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova është në rrezikun më të madh pas shpalljes së pavarësisë.
Sipas Mustafës, idetë për korrigjim të kufijve, për shkëmbim të territoreve, për autonomi speciale për serbët, janë kanosje serioze ndaj asaj çfarë kemi ndërtuar në dhjetë vitet e fundit, që nga Deklarata e shpalljes së pavarësisë, deri te aprovimi i Kushtetutës dhe Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Nuk ka asnjë arsye që Kosova pas 116 njohjeve ta vë në pikëpyetje shtetësinë e vet, thjesht nga fakti se këtë shtetësi nuk e ka pranuar Serbia, se po u dashka të krijojë hapësirë që edhe Serbia të fitoj diçka”, ka shkruar ndër tjerash Mustafa në Facebook.
Më poshtë ua sjellim postimin e plotë:
Kosova, ky shtet yni, është në rrezikun më të madh pas shpalljes së pavarësisë. Idetë për korrigjim të kufijve, për shkëmbim të territoreve, për autonomi speciale për serbet, janë kanosje serioze ndaj asaj çfarë kemi ndërtuar këto dhjetë vite, nga Deklarata e shpalljes së pavarësisë, aprovimi Kushtetutës e Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Nuk ka asnjë arsye që Kosova pas 116 njohjeve ta vë në pikëpyetje shtetësinë e vet, thjesht nga fakti se këtë shtetësi nuk e ka pranuar Serbia, se po u dashka të krijojë hapësirë që edhe Serbia të fitoj diçka.
Serbia shkaktoi mbi 13,500 viktima të luftës në Kosovë, hordhitë serbe dhunuan mbi 20 mijë gra, shkatërruan mbi 100 mijë prona, plaçkitën fondin e pensioneve, dezinvestuan në të gjitha fushat, shkatërruan ekonominë, depërtuan mbi një milion banorë… Këto janë viktimat dhe disa nga pasojat e shkaktuar nga logjika e Serbisë për të fituar. Prandaj, nuk duhet të krijojmë rast për viktima të tjera, për zhvendosje të popullsisë e për konflikte të reja.
Korrigjimi i kufijve dhe shkëmbimi I territorit nuk e përfundon raportin me Serbinë. Por e thellon amullinë e shtetit të Kosovës.
Serbët nuk jetojnë vetëm në veri, ata jetojnë edhe në 6 komuna me shumicë në brendi të Kosovës, jetojnë në Bujanovc dhe Medvegje (që po thuhet se i marrim bashkë me Preshevën pa dhënë asgjë!?) prandaj çështja e serbëve nuk përfundon me kufij etnik, por fillon me rrëmbim të një pjese të territorit, pastaj me kërkesa specifika për Kishën Ortodokse serbe dhe për komunat me shumicë serbe. Fillon e nuk mbaron. Idetë e tilla e shkatërrojnë qenien tonë shtetërore dhe na sjellin në një gjendje të padefinuar.
Arsyetimi i korrigjimit të territorit me “zbulimet” se komunat në veri i kemi marrë si dhuratë nga Tito dhe Rankoviçi për të prishur përbërjen etnike të Kosovës është joserioz, për aq sa do të ishte joserioze të mendohet se ne paskemi gabuar që e kemi shpallur pavarësinë në territorin që përfshinë edhe këto komuna të veriut, në tokën e Kosovës. Kjo sjellje është mohim i Deklaratës së Pavarësisë nga goja e institucionit formalisht më të lartë të vendit.
Idetë dhe iniciativat për ta dërmuar këtë vend, nuk janë të pakta. Sa isha kryeministër i Kosovës me pompozitet trumbetohej iniciativa për Unionin Ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Një Jugosllavi e re, pa Kroacinë e Slloveninë por me Shqipërinë. Sikurse edhe ideja për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor. Unë i kam kundërshtuar fuqimisht në emër të Qeverisë së Kosovës dhe nuk kemi lejuar që Kosova të shkrihet në organizma të tillë që në substancë e dëmtonin shtetin tonë.
Si Lidhje Demokratike e Kosovës konsiderojmë se Kosova i ka kufijtë e vet të merituar dhe legjitim, se prekja e kufijve është prekje dhe cenim i qenies sonë shtetërore. Serbia duhet ta pranojë Kosovën në kufijtë që e ka shpallur pavarësinë dhe në të cilët e kanë njohur mbi gjysma e shteteve të rruzullit tokësor.
Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk duhet ta blejmë me shkëmbime territoresh por duhet ta arrijmë me ndërtim të raporteve të paqes dhe fqinjësisë së mirë dhe respektim të të drejtave të serbëve sipas standardeve më të mira evropiane, më zhvillim ekonomik dhe prosperitet arsimor e kulturor. Pozita e pakicave, as atyre shqiptare dhe as atyre serbe, sikurse edhe e pakicave tjera nuk zgjidhet me kufi etnik dhe me zhvendosje të tyre por duke ua siguruar të drejtat e barabarta.(sic) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova