LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Hungaria përkrahëse e madhe e shtetësisë të Kosovës

Mustafa: Hungaria përkrahëse e madhe e shtetësisë të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për zhvillimet aktuale në vend, për agjendën e reformave, si dhe proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Mustafa, shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e madhe të Hungarisë në fushën e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, zhvillimit ekonomik, proceset eurointegruese dhe aspekte tjera.


“Hungaria në vazhdimësi ka qenë një ndër mbështetësit e fuqishëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj dhe ne presim vazhdimin e kësaj përkrahje shumë të rëndësishme për proceset aktuale”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral me Hungarinë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, pasi vlerësoi lart progresin e arritur nga Kosova në shumë fusha, ofroi përkrahjen e parezervë të Hungarisë për proceset e mëtejme zhvillimore si dhe eurointegruese të Kosovës.

Ministri Szijjarto, po ashtu, shprehu vullnetin e Hungarisë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale si dhe theksoi mbështetjen e mëtejme të Hungarisë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për procese të veçanta të zhvillimeve në Kosovë, rajon dhe më gjerë, për bashkëpunimin ekonomik, financiar dhe të investimeve, për përkrahjen e Hungarisë në fushën e arsimit përmes bursave për studentë si dhe në fushën e sportit përmes përkrahjes për ndërtimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjes direkte për sportistët, dhe fusha të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori