LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Fokus i veçantë do t’i kushtohet diplomacisë ekonomike

Mustafa: Fokus i veçantë do t’i kushtohet diplomacisë ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e Katërt të Ambasadorëve të Kosovës.

Sipas një njoftimi, gjatë takimit, u bisedua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në politikën e jashtme si dhe për mbështetjen e mëtejme të Shqipërisë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në njoftim thuhet se kryeministri Mustafa foli për progresin e Kosovës në politikën e jashtme, duke veçuar të arriturat në fushën e integrimeve, hapjen e kapitullit të ri të bashkëpunimit me NATO-n, anëtarësimin në organizata të ndryshme politike, sportive, rajonale e ndërkombëtare.


“Tani, një fokus i veçantë do t’i kushtohet diplomacisë ekonomike dhe angazhimit për forcimin e shkëmbimeve ekonomike si dhe tërheqjen e investimeve të huaja të cilat do të mundësohen edhe nga Ligji për Investime Strategjike”, citohet të ketë thënë kryeministri Mustafa.

Ndërkaq, po sipas njoftimit, ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, vlerësoi të arriturat e Kosovës në politikën e jashtme, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të Shqipërisë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Ministri Bushati foli edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet diplomacive të dy vendeve”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori