LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Kosova nuk e ka luksin që të shkohet çdo tri vjet në zgjedhje

Musliu: Kosova nuk e ka luksin që të shkohet çdo tri vjet në zgjedhje

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme ka thënë se PDK ende nuk ka një qëndrim përfundimtar.

Ajo në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se do të preferonte që koalicioni qeverisë të përfundojë mandatin zgjedhor brenda afatit kushtetues.

“Ka ditë që në Kosovë dominon debati për zgjedhje, si Parti Demokratike e Kosovës nuk jemi mbledhur ende, sot mund të japë një mendim më shumë personal se sa si përfaqësuese e partisë”.


“Kosova ka bërë një traditë të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, ose lënies në gjysmë të mandatit zgjedhor. Nuk do të ishte risi shkuarja në zgjedhje të parakohshme, por e rëndësishme është të shihet çka pas zgjedhjeve”.

“Nëse zgjedhjet do të provonin zgjidhje, pse të mos shkohet po nëse thuhet të shkojmë në zgjedhje të shpejta, mendoj se të tilla nuk i konvenojnë askujt, dhe kështu po krijohet një Qeveri shpejtë e shpejtë”.

“Unë si Ganimete Musliu jam ithtare e përfundimit të mandatit në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës dhe mandatave zgjedhore. Konsideroj se Kosova ka nevojë për një stabilitet politik, nuk besoj që kemi luks kaq të madh por vetë fakti që nga mëngjesi në mbrëmje dominon tema e zgjedhjeve, konsideroj se tashmë është krijuar kjo klimë”.

Sipas saj, Kosova nuk e ka luksin për zgjedhje çdo tri vjet.

“Kosova se ka luksin që të shkojë çdo tre vjet në zgjedhje, faktori kohë nuk është i favorshëm – shkuarja e zgjedhjeve merr shumë kohë, që nga shpallja e deri në përfundim”.

Musliu ka thënë po ashtu se Qeveria dhe Kuvendi nuk janë në formën më të mirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori