LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Todosijeviq duhet të ndiqet penalisht, e jo të shpërblehet

Mushkolaj: Todosijeviq duhet të ndiqet penalisht, e jo të shpërblehet

Ivan Todosijeviq, i emëruar nga kryeministri Isa Mustafa në postin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, është kuadër i partisë së Aleksandër Vuçiqit, ndërkohë që aktualisht kryen edhe funksionin e kryetarit të Organit të përkohshëm të Komunës së Zveçanit.

Por zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë në një prononcim për Telegrafin se, ministri i emëruar nga Kryeministri ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e më hershme.

Sipas tij, ky është një rast i mirë i integrimit të minoriteteve serbe në institucione.


“Ka pritur që të emërohet, kështu që dje ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet tjera. Ky është edhe një rast më shumë i integrimit”, ka thënë Gecaj për Telegrafin.

Ndërsa analisti Imer Mushkolaj, e cilëson emërimin e Todosijeviqit rast i cili do duhej të duhej të ndiqej penalisht, e jo të shpërblehej me post ministri në Qeverinë e Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se Todosijeviq ka ushtruar funksionin e kryetarit të një strukture paralele, duke kryer kështu vepër penale kundër rendit kushtetues të Kosovës.

“Beogradi bashkëqeverisjes në Kosovë nëpërmjet Listës Serbe imponon edhe emra të tillë. Fatkeqësisht, kryeministri Mustafa i pranon ata, duke futur në qeveri struktura paralele që kanë për synim sabotimin e shtetësisë së Kosovës”, u shpreh Mushkolaj për Telegrafin.

Ndryshe, Ivan Todosijeviq më parë ka qenë drejtor i një Ndërmarrjeje Publike të Zveçanit. Në zgjedhjet lokale të organizuara nga Qeveria e Kosovës, Todosijeviq ka qenë kandidat për kryetar komune, por që ishte tërhequr nga gara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori