Për Imer Mushkolajn që të rrëzohet qeveria duhet vullnet së pari, i njerëzve që janë në koalicionin qeveritar për shkak se opozita nuk e ka këtë mundësi, dhe nuk i ka numrat tash për tash dhe sipas Mushkolajt, duhet vullnet i disa njerëzve në koalicionin qeveritar, që nënkupton disa deputetë dhe të bëhet kalimi në opozitë.
“Unë nuk ju besoj shumë këtyre deklaratave të Arben Gashit,” u shpreh Mushkolaj.
Sipas analistit, secili shef i grupit parlamentar dhe secili deputet e ka intencën apo qëllimin që të animojë në kuptimin e fuqisë që e ka partia e vet.
Se a ka koalicioni qeveritar përçarje apo grupi parlamentar Mushkolaj u shpreh se kjo mund të shihet në ligje të caktuara si për shembull kodi civil i cili nuk është kaluar dhe një grup i deputetëve që e kundërshton këtë.
“Këtu pritet se çfarë do të ndodh kur të vijë koha që të ri sillet në kuvend kodi civil dhe aty mund të shihet a ka përçarje, sepse unë e di që aty ka përçarje dhe çfarë do të ndodhë me deputetët që mund të zgjedhin që të mos e kalojnë kodin në versionin në të cilin është tash, dhe cili do të jetë atëherë qëndrimi i partisë respektivisht qëndrimi i Kurtit karshi deputetëve, pra kjo është me rëndësi sepse kodi civil është i rëndësishëm për secilin shtet,” ka thënë Mushkolaj në emisionin “Debat Plus”.
Mushkolaj pret që të shohë kundërshtime në grupin parlamentar, sepse sipas tij deputetët mund të ndryshojnë mendje ashtu siç kanë ndryshuar në qeveritë e kaluara.
“Pres të shoh kundërshti në grupin parlamentar, por çka po i ofron koalicioni qeveritar deputetëve që të ndryshojnë mendje,” shtoi analisti.
Teksa për partitë LDK dhe PDK, Mushkolaj u shpreh se nuk janë të interesuar që të shkojnë në zgjedhje.
“Sa i përket opozitës po e shohim çfarë opozite kemi, në fakt partitë më të vogla po e bëjnë zhurmën më të madhe, në këtë rast AAK me zotërinë Haradinaj, por qoftë kryetari i LDK-së apo i PDK-së do të duhej që në zgjedhjet e ardhshme të dëshmonin lidership, në kuptimin e përgjegjësisë që e kanë sepse të dytë udhëheqin parti të rëndësishme por, unë besoj se ata personalisht nuk janë të interesuar që të shkohet në zgjedhje, sepse shkuarja në zgjedhje do iu kthehej si bomerang por, nëse futemi më thellë kur bëhet fjalë për PDK-në ne e shohim se këto ndryshime janë kozmetike në kuptimin që janë disa njerëz pa dashur të hyjë të jap mendim për secilin, nuk është se nuk kanë dhënë kontribut në PDK por, duke e njohur profilin e PDK-së mbi cilat baza është ndërtuar dhe vazhdon të funksionojë PDK-ja, unë mendoj që do të ishte kohë jo e duhur që po ti ofrohej PDK-së apo LDK-së të shkojnë në zgjedhje ta refuzojnë një gjë të tillë,” shtoi Mushkolaj./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos