Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të themelohet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo është temë e cila duhet trajtuar me shumë kujdes, ndërsa nuk duhet të ketë assesi kompetenca ekzekutive. Kështu vlerësojnë për Telegrafin zyrtarë të partive politike, si dhe njohës të kësaj fushe.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka potencuar se Asociacioni është temë e cila duhet të trajtohet me kujdes.
Sipas tij, askush s’duhet të pretendojë të bëjë shtet brenda Kosovës përmes këtij organizmi, i cili s’duhet të jetë asgjë më shumë se një organizatë joqeveritare.
“Dialogu është i pa alternativë. Duhet të agjendohet me tema, afate dhe me kushtin kryesor, përkatësisht njohjen reciproke. Asociacioni është temë e cila duhet të trajtohet me kujdes dhe kurdo që të ndodhë të jetë sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës. Mbi të gjitha, askush s’duhet të pretendojë të bëjë shtet brenda Kosovës përmes këtij organizmi i cili s’duhet të jetë asgjë më shumë se sa një organizatë joqeveritare”, ka thënë Lekajpër Telegrafin.
Edhe njohësi i kësaj fushe Imer Mushkolaj, ka bërë të ditur për Telegrafin se Brukselit duhet t’i bëhet e qartë se Asociacioni duhet të krijohet sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Themelimi i Asociacionit është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës dhe duhet të ndodhë. ështja është se si do të krijohet dhe çfarë kompetencash do të ketë. Institucionet e vendit nuk duhet të pranojnë që të ketë kompetenca ekzekutive dhe Brukselit duhet t’i bëhet e qartë se do të krijohet sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Mushkolaj.
Ndryshe, themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe i është kërkuar Kosovës gjatë takimit të zhvilluar në mes të dy presidentëve në Bruksel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar