Ekipi shqiptar që bënë gara në ligën e tretë të Zvicrës, shënoi fitore të thellë 8-3 ndaj konkurrentit kryesor për vendin e parë Geneve post.

Golat për shqiptarët i shënoi Rinor Halimi katër herë, Blendim Gashi dy si dhe Albetrit Ramiqi dy.


Kujtojmë që Selimi ka marrë me vete shumë lojtarë nga Kosova, si Blendim Gashi, Regi Kastrati (Drita), Rinor Halimi ish lojtari i Gjilanit, por edhe Xhevdet Muji që dikur shkëlqente në futbollin kosovar me Gjilanin.

Në një prononcim për Telegrafin, Selimi, u shpreh shumë i lumtur me këtë start të skuadrës së tij.

“Ka qenë një ndeshje fantastike nga djelmoshat e mi. Të gjithë kanë qenë në formë të mirë edhe pse temperaturat kanë qenë tejet të larta”.

“Të fitosh me rezultat të thellë 8-3 si mysafirë është gjithmonë vështirë, dhe për këtë arsyeje kjo fitore hapëse ka qenë e veçantë për ne”.

“Këtu kam një shumë lojtarë nga Kosova dhe këta të tjerët që i kam gjetur këtu kemi punuar shumë dhe kemi ndërtuar një skuadër shumë të mirë”.

“Shpresojmë që fati dhe ndeshjet e mira të na përcjellin edhe në ndeshjet tjera”, tha Selimi i cili falënderoi të gjithë në klub për mikpritjen dhe punën profesionale. /Telegrafi/

Kosova e Gjeneves

kosova1(1)

kosova2

telegrafi sport app