LAJMI I FUNDIT:

Murtezani: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në të ardhmen e vet evropiane

Murtezani: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në të ardhmen e vet evropiane

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, realizoi takim me ministrin polak për Çështje Evropiane, Adam Shlapka, në kuadër të vizitës së tij të punës në Varshavë të Polonisë.

Takimi, siç informoi Ministria e Çështjeve Evropiane, u mbajt në frymën e shënimit të fillimit të kryesimit polak me Këshillin e Bashkimit Evropian.

“Në takim u diskutuan prioritetet e kryesimit polak, me theks të veçantë përforcimi i perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Ministri Murtezani theksoi arritjet e deritanishme të Maqedonisë së Veriut në negociatat aderuese me BE-në dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes nga vendet anëtare për avancimin e mëtejshëm të procesit integrues”, qëndron në kumtesë.


Ministri Shlapka konfirmoi përkushtimin e Polonisë për mbështetje aktive të aspiratave evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet një nga prioritetet kryesore të kryesimit polak.

Dy ministrat u dakorduan se përforcimi i bashkëpunimit rajonal, stabiliteti ekonomik dhe zbatimi i reformave janë të rëndësisë thelbësore për krijimin e rajonit të qëndrueshëm dhe prosperues.

Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë dhe potencoi se dialogu aktiv me vendet anëtare të BE-së është kyçe për zbatimin e suksesshëm të procesit aderues.

“Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj evropiane ndërkaq kryesimi polak është mundësi shtesë për përforcimin e qëllimeve të përbashkëta për Ballkan të qëndrueshëm, të integruar dhe prosperues”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Çështjeve Evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori