Raportimet tre mujore për zhvillimet në vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për Kosovën më nuk janë të rëndësishme.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, vlerësojnë se këtyre raportimvë po u humb kuptimi pasi që tashmë Kosova është e pavarur.
Valon Murtezaj, zëvendësministër në MPJ, ka thënë për lajmi.net se këto raportime duhet të mos jenë çdo tre muaj, por një herë në vit, apo edhe të hiqen fare.
Murtezaj një ditë para mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet raporti tre mujor për Kosovën i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, që përfshinte periudhën prej 16 prill deri më 15 korrik të 2016-ës, ka thënë se përderisa këto raportime janë në fuqi, Kosova do paraqesë qëndrimet e saja për zhvillimet në vend.
“Raportimet tre mujore në Këshillin e Sigurimit për Kosovën po e humbin kuptimin, sepse zhvillimet në Kosovë tani më janë përtej rezolutës 1244. Mirëpo, përderisa janë në fuqi raportimet e tilla, Kosova do të paraqes qëndrimet dhe pikëpamjet e veta për zhvillimet”.
“Natyrisht që këto raportime do duhej që të mos ishin çdo tre muaj së paku, a po të hiqen fare apo të jenë një herë në vit, sepse Kosova tani më është e pavarur dhe ‘nuk i bie taman’ rezoluta 1244”, ka thënë Murtezaj.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit do të mbahet të enjten me 25 gusht, në të cilën do të diskutohet për raportin e tremujor të Kosovës. Në këtë raport, sekretari Ban, ka bërë një sërë kritikash për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë, vonesat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.
“Situata e tensionuar politike dhe protestat e opozitës kanë ndikuar në angazhimin e Prishtinës, ndërsa zgjedhjet parlamentare dhe procesi i formimit të qeverisë kanë ndikuar në vëmendjen e Beogradit”, thuhet në këtë raport tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, transmeton lajmi.net.
E sa i përket kësaj kritike, Murtezaj ka thënë se pala kosovare ka qenë konstruktive në këtë çështje dhe për këtë, sipas tij, Ban Ki-moon duhet të drejtojë gishtin nga pala serbe.
“Pala Kosovare ka qenë konstruktive gjatë gjithë këtij proces dhe për këtë Ban Ki-moon duhet të drejtoj gishtin nga pala destruktive në këtë proces”, është shprehur ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës