LAJMI I FUNDIT:

Murtezaj pranon ngecjen e njohjeve, optimist për Rumaninë e Sllovakinë (Video)

Murtezaj pranon ngecjen e njohjeve, optimist për Rumaninë e Sllovakinë (Video)

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj në një intervistë në RTV Dukagjini, e ka pranuar se ka ngecje në shtimin e numrit të shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Pritjet tona për njohje, dinamikën, shpeshtësinë, intensitetin duhet të adoptohen sipas situatave, sepse është ndryshe kur njihesh fillimisht nga një grumbull shtetesh. Tash këto njohje do të jenë më të rralla, nuk po arsyetoj. Por mund të them se do të ishte dashur të kishte më shumë njohje”, tha ai.

Ai tha se diplomacia kosovare është e fokusuar në anëtarsimin në Organizata ndërkombëtare, sin ë Këshillin e Europës, UNESCO e Interpol.


Duke fol për pesëshen e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën, Mutezaj pos për Spanjën, për të gjitha vendet tjera, ai tha se ka sinjale pozitive.

“Sllovakia dhe Romania ju takon që shpejt ta kryejnë atë detyrë që nuk e kanë kry, pra njohjen e pavarsisë. Me Greqinë, punët janë duke avancuar. Kemi edh ethellim të bashkpunimit në shumë fusha. Greqia dhe Qipro shpeshherë janë të ndërlidhura si situata, janë edhe disa rrethana të tjera. Problemi më kryesorë mbetet me Spanjën”, tha Murtezaj. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori