Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, është duke e përfaqësuar Republikën e Kosovës në punimet e Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, takim ky, ku po marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) nën kryesimin e Sllovenisë.
Në fjalimin e tij drejtuar Forumit të Ministrave të Punëve të Jashtme të SEECP-së, zëvendësministri, Murtezaj, ka diskutuar lidhur me perspektivën e bashkëpunimit rajonal si dhe ka theksuar rëndësinë që Republika e Kosovës po i jep këtij bashkëpunimi.
Në vijim të adresimit të tij, Murtezaj, ka shprehur angazhimin dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të qenë aktive në forumet rajonale dhe për të kontribuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, forcimit të paqes dhe rritjes së zhvillimit ekonomik, duke ripërsëritur kërkesën e Kosovës për të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale.
Gjatë fjalimit të tij, ai ritheksoi përkushtimin, që vendi ynë po e tregon në rrugën e integrimeve evropiane, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, përderisa ka përsëritur qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar me politikat e fqinjësisë së mirë dhe qasjes paqësore ndaj çështjeve të përbashkëta.
Në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, përveç ministrave të vendeve anëtare po marrin pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini, si dhe zyrtarë të tjerë vëzhgues nga Evropa dhe SHBA-të.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama