Ligji për Faljen e Borxheve, i cili funksionoi për dy vjet radhazi nga shtatori i vitit 2015, deri në shtator të vitit 2017, u mundësoi bizneseve të cilat kishin vështirësi financiare që të përfitojnë nga ky ligj. Gjatë gjithë kësaj periudhe ATK-ja kishte falur rreth 250 milionë euro.
Por falje të tillë më nuk do të ketë. Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj në një intervistë për EkonomiaOnline, tha se ligji i mëhershëm që mundësoi faljen e borxheve ishte efikas, pasi që krahas faljes inkasuan edhe borxhet e grumbulluara.
“Nëse e shohim tash nga prizmi që a do të duhet të ketë prapë falje të tilla apo ligj të tillë, mendoj që kjo nuk do të ndodh, sepse kjo i ka dy anët e medaljes, pra edhe anët pozitive edhe negative. Ana negative është sepse ne si shtet nuk jemi të njëjtë ndaj tatimpaguesve që paguajnë në bazë të rregullt detyrimet. Ndërsa ndaj atyre që krijojnë vështirësi dhe nuk paguajnë me rregull i bien sikur të ju krijojmë njëfarë favori. Kështu që ajo praktikë nuk do të ekzistojë më nga ATK-ja, por nëse merret ndonjë vendim nga Kuvendi apo Qeveria është diçka tjetër. Do të ketë veprime më konkrete nga zyrtarët e ATK-së në respektim të Ligjit dhe në mbledhjen e të gjitha detyrimeve të papaguara nga komuniteti i biznesit”, thotë ai.
Ekonomia joformale mbetet ende sfidë për ATK-në, për të cilën drejtori Murtezaj thotë se po mundohen të minimizojnë, duke pranuar se çrrënjosja e saj është e pamundur.
Ai thotë se sipas matjeve të disa organizatave ndërkombëtare, ekonomia jo-formale është mbi 30 për qind.
“Është më e theksuar në pjesën veriore për shkak të gjendjes politike, por ka edhe në të gjithë territorin tjetër të vendit. Pjesa e ekonomisë jo-formale nuk mund të luftohet vetëm nga ATK, por kërkon një unifikim të veprimeve nga të gjithë aktorët zbatues të ligjit siç janë, Policia, Prokuroria, Dogana e Kosovës. Në këtë drejtim vetëm se kemi vënë kontakte dhe jemi zotuar se do të luftojmë këtë dukuri. A është e lehtë, jo, por do të bëjmë çmos që të minimizojmë këtë dukuri. Në këtë drejtim jemi në trend me vendet e rajonit”, tha Murtezaj.
Taksa e vendosur ndaj prodhimeve serbe dhe atyre boshnjake thotë se nuk ka ndikuar në performancën e ATK-së.
“Taksa e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nuk është që ka ndikim në ATK, sepse nuk është një fenomen që është në domen të ATK-së, mirëpo bazuar në të dhënat tona nuk ka ndonjë ndryshim. Sepse një produkt që ka ardhur nga Serbia tashmë është zëvendësuar nga Italia apo Shqipëria. Dhe për këtë nuk ka ndonjë efekt në aspektin e tatimit”.
Se taksa nuk ka ndikuar në ATK e tregojnë edhe të hyrat në 4 – mujorin e parë të këtij viti. Madje krahasuar me vitin e kaluar këtë vit ka pasur një rritje të të hyrave prej 16 për qind.
“Të hyrat në 4-mujorin e parë të ATK-së janë 180 milionë euro që në raport me përudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 10 për qind dhe jemi në trend të mirë të realizimit të të hyrave dhe besoj se objektivat do të arrihen deri në fund të vitit. Është një plan ambicioz për shkak se për herë të parë kemi një plan mbi gjysmë miliardi euro, më saktë 516 milionë euro që është një rritje prej 16 për qind në raport me planin e vitit të kaluar”.
Por në të hyrat e ATK-së do të ndikojë mbyllja e lojërave të fatit. Drejtori Murtezaj thotë se nga kjo kategori e bizneseve ndër vite kanë inkasuar 700 deri në 900 mijë euro. Ndërsa në Doganë janë paguar 16 milionë euro. /EkonomiaOnline/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova