Me Muriqin në portë, City fiton ndaj Leicesterit pas penalltive

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup), pasi mposhti Leicester Cityn pas penalltive.
Kevin De Bruyne e zhbllokoi rezultatin në minutën e 14 pas asistimit nga Nicolas Otamendi dhe me epërsi minimale mysafirët shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, vendasit arritën ta barazonin rezultatin me golin e Marc Albrighton që u realizua në minutën e 73-të.
Dhe duke qenë se koha e rregullta përfundoi me rezultat të barabartë ishin penalltitë ato që e vendosën fituesin.
Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, më të saktë u treguan lojtarët e Pep Guardiolas, të cilët siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të kësaj gare.

Vlen të theksohet se portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi ishte në portën e skuadrës nga Mancesteri dhe arriti t'i ndalte penalltitë e ekipit kundërshtar.
Kujtojmë që Manchester City është kampion në fuqi i Carabao Cup dhe do të tentojë ta fitojë edhe këtë edicion. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6z65zt










































