Muriqi i reagon një tifozi që e akuzoi për ndeshjen: Marre të qoftë, të dënoftë Zoti

Një tifoz ka akuzuar padrejtësisht në një lidhje telefonike Vedat Muriqin për informacione ndaj ekipit kombëtar turk për humbjen e Kosovës.
Tifozi në fjalë ka thirrur në programin e mëngjesit Ora 7 në Klan Kosova duke akuzuar Muriqin.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës ka shpërthyer në Instagram, duke i shkruar një koment.
Ylli prizrenas ka thënë se është më patriot se tifozi në fjalë, derisa i ka thënë 'Marre të qoftë' dhe 'Të dënoftë Zoti'.
“Marrë të qoftë! ‘Gjysem turk’ që e flet turqishten, si shumica që janë të lindur në Prizren, por që është më patriot dhe ndihet më Kosovar se ti! Të mendosh se një lojtar i kombëtares, në një ndeshje vendimtare për shtetin e vet, e shet lojën vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, tregon ose probleme mendore, ose që je një njeri pa ndjenja, pa gjak dhe pa respekt për një lojtar që i ka dhënë gjithçka kombëtares së Kosovës".
"Ty personalisht, për gjithë këtë mund dhe dhimbje që kam dhënë për futbollin e shtetit dhe kombëtaren, nga dita e parë e deri më sot, kurrë nuk ta bëj hallall! Të dënoftë Zoti!”, ka shkruar Muriqi.
Kujtojmë se futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë zhvilluar një kampanjë kualifikuese të shkëlqyeshme duke arritur shumë pranë kualifikimit në Kampionatin Botërorë.
Është e tmerrshme që futbollistët të akuzohen për një humbje, përkundër që deri në minutën e 96-të dhanë gjithçka nga vetja për ta shmangur disfatën 0-1 nga Turqia. /Telegrafi/






















































