Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Qeveria po punon lidhur me çështjen e pagesës së energjisë elektrike në veri të Kosovës duke shtuar që nuk e lehtë të zgjidhen probleme që sipas tij janë krijuar nga qeveritë e kaluara.
Ai në këtë mënyrë u është kundërpërgjigjur akuzave të deputetes të PDK-së Blerta Deliu – Kodra se Qeveria Kurti po ua paguan rrymën serbëve në veri, dhe po u shtrenjton shqiptarëve.
“U përmend veriu, po punojmë në këtë drejtim si qeveri komplet, normalisht nuk është e lehtë të zgjidhen problemet që i keni lidhur nyje qe sa e sa vite dhe prapë po duhet të rikthehemi në të kaluarën për t’ua rikujtuar jo pse po kemi qejf, por vetëm për t’ju reflektuar me hipokrizinë e juaj. Në vitin 2017 ka qenë ZRRE në qeverisjen PDK-LDK që ia ka vendosur KOSTT-it kusht në licencë furnizimin e veriut me energji elektrike”, ka thënë Murati.
Murati ka thënë se diskutimi i sotëm në Kuvend është i kotë pasi sipas tij deputetët opozitarë nuk kanë një përgjigje konkrete se cilat vendime të qeverisë ndikojnë në rritjen e çmimeve.
“Çështja tjetër ishte edhe puna e çmimit të rrymës. Nëse arrijmë si qytetarë të kursejmë ose ta zvogëlojmë nevojën për import, e shpresoj që me hyrjen e bllokut të dytë të Kosovës B do të zvogëlohet nevoja për import, do ta kemi shumë më të lehtë menaxhimin dhe shpresoj që do të ketë sa më pak nevojë që është e mundur që të ketë ndërhyrje me subvencion dhe të lehtësohet barra e qytetarëve. Tjerat, siç e dëgjuam gjatë tërë debatit këtu, janë vetëm fjalime sa për ta akuzuar qeverinë për gjëra që janë jashtë kontrollit të çdo qeverie, të ngjashëm i ka secila qeveri në Evropë dhe në kontinente të tjetra”, ka thënë ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet